• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDI “DEL” NGA KARANTINA TOTALE/ Sot hyjnë në fuqi masat lehtësuese… më shumë biznese hapur, por me protokoll sigurie. S’ka më tolerime për të ‘pabindur’
Home
Sociale

VENDI “DEL” NGA KARANTINA TOTALE/ Sot hyjnë në fuqi masat lehtësuese… më shumë biznese hapur, por me protokoll sigurie. S’ka më tolerime për të ‘pabindur’

20 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E hëna shënon një pikë kthese për vendin, pas një kohe të gjatë nën masa shtrënguese nga COVID-19! Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese që përkthehen në më shumë biznese të hapura, e për rrjedhojë më shumë punëtorë që rikthehen në punë pas një muaji të gjatë pushim. Ashtu sikurse është bërë e ditur ditën e djeshme, çdo biznes që është pjesë e listës që lejohen, do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-albania i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mbi të gjitha do të duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë.

Gjithashtu, kjo e hënë shënon edhe fundin e një fundjave në karantinë totale, ku përjashtim kanë bërë të moshuarit që janë lejuar të dalin të shtunën deri në 11:00, dhe të dielën nënat me fëmijë.  Megjithatë, këto masa lehtësuese do të shoqëruar me ndëshkime më të ashpra për shkelësit. Çdo gjobë e vendosur deri të premten për 7107 këmbësorë dhe 1941 drejtues automjeti, të cilëve edhe iu është bllokuar makina dhe patenta, është falur. Qytetarët që kanë paguar detyrimin, si edhe patenta apo licenca do të kthehen brenda 15 majit, dhe duke nisur nga kjo e hënë do të nisë gjithçka nga e para.

Masat e reja
Nga sot lejohet nga ora 05:00- 17:30  lëvizja për këmbësorët, me leje
Në këtë orar lejohen edhe bizneset që janë pjesë e listës së e-albania të qëndrojnë hapur, por me protokoll sigurie
Nga sot mos aplikoni më për leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania
Lëvizja me makinë lejohet në dy fashat e orarit, që përkojnë me shkuarjen dhe kthimin nga puna (05:00-8:00 dhe 16:00-17:30)
Lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
Nga e sot për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)

Ndëshkimet për shkelësit e masave ndaj COVID-19

Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM SHQIPËRIA/ Ja vendet evropiane që e nisin javën me lehtësimin e masave kundër COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Shënohen 2.4 milionë të prekur dhe 624 mijë e kanë fituar luftën në mbarë botën, ja numri i të vdekurve

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!” Aktualitet

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!”

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën Aktualitet

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT