Në një kohë kur duke nisur nga sot pasdite e deri ditën e hënë nuk do të lejohet dalja e qytetarëve apo dhe automjeteve në rrugë, të vetmit të privilegjuar në këtë kohë pandemie, do të jenë pensionistët.
Duke nisur nga nesër, deri në orën 11 të paradites, ata mund të dalin për ajrosje dhe vetëm të shoqëruar nga një person. Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama.
“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”, tha Rama.


