• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vende pune për studentët e sapodiplomuar, 200 prej tyre i siguruan kontratat për një vit
Home
Sociale

Vende pune për studentët e sapodiplomuar, 200 prej tyre i siguruan kontratat për një vit

21 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Nga 600 studentë të diplomuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën publike, 200 prej tyre siguruan kontratë për një vit pune.

Ata ndanë njohuritë e fituara në institucione të ndryshme ku kryen praktikën e punës dhe u pajisën me certifikata. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fjalën e saj përshëndetëse para të rinjve deklaroi se energjia dhe dinamika e punës së tyre, janë një nxitje për të vepruar edhe më shumë që punësimi i të rinjve të jetë edhe më i sigurt.

Nikolla: Prioritet i kësaj qeverie është punësimi, ndaj karta e prioriteteve për të parë se kush janë fushat më prioritare të zhvillimit të vendit do të jetë një arsye e fortë, një njohje për të gjithë ata që nesër do të zgjedhin programet e studimit dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ambicia jonë që përmes iniciativave të mundësojmë më shumë studentë që zgjedhin shkencën, teknologjinë, inovacionin, matematikën, të studiojnë po ashtu dhe fusha të tjera si turizmi, për hoteleri turizëm e kështu me radhë.

Ministrja shtoi se është shtuar oferta e orientuar akademike dhe profesionale për rininë shqiptare.

Nikolla: Janë një set programesh universitare po ashtu profesionale 2- vjeçare që sivjet do të jenë më shumë se një vit më parë dhe që do të mundësojnë që zgjedhja dhe për ata maturantë që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre të përputhura me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës. Tjetra që jemi duke bërë dhe për të cilën unë duhet të falenderoj të gjithë universitetet shqiptare publike dhe jo publike, që po adresojnë gjithnjë e më shumë ofertën e tyre akademike me atë që biznesi, zhvilli i vendit, tregu i punës kanë nevojë dhe që padyshim do bëjnë të mundur që shumë të tjerë që sot janë në universitet apo të tjerë të rinj e të reja që do të vijojnë studimet e larta në kolegje profesionale apo programe universitare, të kenë më të sigurt atë që është e nesërmja e tyre me kërkesat në tregun e punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Donte të fuste në kurth partnerin/ Modelja vetë organizon rrëmbim e vajzës së saj
Previous article Mici zyrtarisht i Shkëndijes, tetovarët janë unikë në prezantimet e tyre (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT