• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VËMËNDJE PËR SHOFERËT/ Edhe 2 javë kohë për të rregjistuar makinat e përdorura (VIDEO)
Home
Ekonomi

VËMËNDJE PËR SHOFERËT/ Edhe 2 javë kohë për të rregjistuar makinat e përdorura (VIDEO)

14 December, 2019 k.autor Ekonomi

Qytetarët, por edhe bizneset, që kanë zhdoganuar autovetura të përdorura dhe pa sistemin Eeuro 4, kanë dhe 2 javë kohë për t’i regjistruar ato. Duke nisur nga 1 janari 2020 nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë automjeti që nuk është Euro 4 dhe që ka ndotje të reduktuar. Me këtë sistem këtë vit janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi 2009 e lart.

Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë qytetarëve për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005)

Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për zbatim Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e përdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë. Ky vendim ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, dhe kishte si kriter moslejimin e zhdoganimit të makinave që ishin prodhuar përpara 2009.

Mirëpo pas shumë kritikash nga koncesionarët si dhe nga tregtarët e vegjël të cilët pohonin se ky vendim i çonte në falimentim, VKM-ja Nr. 633, dt. 26.10.2018 u ndryshua, duke shfuqizuar edhe kriterin e vitit. Pra, u vendos që në vend do të hynte çdo automjet që plotësonte kriterin Euro 4, pa marrë parasysh vitin e prodhimit.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.  Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË MUAJI I TYRE/ JA cilët janë të famshmit shqiptarë që i përkasin shenjës së Shigjetarit
Previous article I DEL GJOKSI JASHTË/ Ja pamjet nga incidenti që i ndodhi Anxhela Peristerit

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT