Gjithëkush prej nesh ka provuar një herë të vetme që të chat-ojë në faqe, ose aplikacione takimesh online për të gjetur një shoqe, ose një shok i/e cili/a mund të na bëjë të ndihemi mirë me një bisedë të momentit.
E kështu ka edhe nga ata njerëz që janë fiksuar tashmë me këtë fenomen. Nuk ka problem!
Studiues, psikologë, sociologë të ndryshëm kanë vetëm diçka për të thënë lidhur me këtë fenomen:
“Vazhdoni akoma dhe më tej!”.
Por AlpeNews.al sot do t’ju sjellë diçka të re për eksperiencën online tuaj.
Cilat janë fjalët kyç që na sjellin sukses gjatë krijimit të një profili në faqet online të takimeve?
Ne do t’ju ndihmojmë duke ju listuar disa prej fjalëve.
Për vajzat fjalët kyç sipas rëndësisë janë:
Dashuri, Qejf, Shoqërore, Buzëqeshje, Familja, E gëzuar, E dashur, E ndershme, Muzikë, E kujdesshme.
Ndërsa për meshkujt fjalët kyç janë:
Dashuri, Argëtim, I dashur, Shoqëror, I lehtë në njohje, Qesh shumë, I gëzuar, Muzikë, I mirë në marrëdhënie, I kujdesshëm.
Përgatiti: AlpeNews.al


