• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËMENDJE/ 10 shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit
Home
Jetë

VËMENDJE/ 10 shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit

4 November, 2019 k.autor Jetë

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë.

Këto janë dhjetë shenja të kancerit të gjirit që duhet të keni parasysh, përveç gungave.

1. Lëkurë e inflamuar, e gropëzuar, me shenja apo e rrjepur Trashja, skuqja, urtikariet apo gropëzimi i lëkurës së gjoksit duhet kontrolluar patjetër nga mjeku. Ju e dini si duket gjoksi juaj normalisht dhe nëse vini re një ndryshim në lëkurë, interesohuni.

2. Ndryshime në thithka Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

3. Lëngëzim nga thithkat Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

4. Ënjtje e dhimbshme Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i ënjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

5. Simptoma që s’kanë të bëjnë me gjoksin Dhimbje kurrizi, qafe dhe rënie e pashpjegueshme në peshë listohen si simptoma të kancerit të gjirit.

6. Jelekët ju shkaktojnë dhimbje Nëse jelekët ju shkaktojnë dhimbje, nëse rrjedha e ujit në dush është e padurueshme mbi kraharor, nëse nuk i prekni dot më thithkat, atëherë keni të bëni me shenja të kancerit të gjirit.

7. Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

8. Keni kruajtje në thithka Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

9. Sqetulla të pezmatuaraNëse sqetullat ju dhëmbin e janë ënjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

10. Një puçërr që nuk shërohet E dinit që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjoksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA VETTINGU/ Jep dorëheqjen gjyqtari i dosjes së 21 Janarit dhe Hakmarrjes për Drejtësi
Previous article E RRALLË/ Humbi kujtesën gjatë lindjes, emocionon burri me veprimin e tij

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT