• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vëllai i Xhafajt/ Çfarë ndodhi me nenin e ekstradimeve në Komisionin e Ligjeve
Home
Shqipëri

Vëllai i Xhafajt/ Çfarë ndodhi me nenin e ekstradimeve në Komisionin e Ligjeve

11 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Nënkryetarja e Parlamentit, njëherësh deputete e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi tregon se çfarë ndodhi marsin e kaluar me diskutimet e Kodit të Procedurës Penale, periudhë kur PD-ja ishte në çadër dhe PS-LSI e votuan së bashku.

Ajo shkruan se pas miratimit të draftit në Komisionin e Reformës në Drejtësi, materiali iu kalua për miratim Komisionit të Ligjeve dhe neni i ekstradimit është bërë i tillë për tu përafruar me Konventën e Ekstradimit.

Duke iu referuar akuzave të PD-së për ndryshimin e nenit të ekstradimit për të përfituar vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, Hysi thotë se opozita kishte mundësi ta ndryshonte nenin 24 orë përpara se të kalonte për miratim në Parlament.

DEKLARATA E HYSIT

 

Reformën në drejtësi dhe kontributin e Fatmir Xhafës nuk mund ta baltosë asnjëri dhe zbatimin e saj nuk mund pengojnë. Reforma në drejtësi do ti ofrojë qytetarëve  drejtësinë e munguar.

Më  poshtë  do gjeni prononcimin tim për ketë çështje, meqenëse më thanë se më është përmendur emri im nga kolegë të opozitës.

Ndihem e keqardhur që opozita sajon histori të pavërteta.

E ndodhur pa ndonjë kauzë dhe në vijim të misionit të saj të nxijë situatën në prag të vendimit të hapjes së negociatave dhe e frikësuar nga ecuria e procesit të vetingut  krijon një zhurmajë me shtrembërim të fakteve.

  1. Projektligji është produkt i punës së ekspertëve të komisionit të reformës në drejtësi.
  2. Me mbylljen e komisionit, projektligjet u depozituan në Kuvend me firmën e deputetëve.
  3. Projektligji për Kodin e Procedurës penale u depozitua nga ana ime për tu shqyrtuar në komisionin e ligjeve.
  4. Projektligji iu nënshtrua konsultimit publik me punonjës të praktikës dhe ekspertë të fushës. Kjo është praktikë për çdo projektligj.
  5. Sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të pranuara u reflektuan në çdo nen për të cilin kishte sugjerime.
  6. Është procedurë normale që një projekt ligj të diskutohet dhe nene të veçanta të amendohen.
  7. Drafti i diskutuar në komision reflekton projektin e propozuar së bashku me të gjitha komentet dhe sugjerimet e reflektuara.
  8. Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë.
  9. Kur një projektligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral.
  10. Në komision është votuar varianti që është në fuqi.
  11. Ky variant i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI.  PD ishte në çadër.
  12. Ky projektligji është bërë publik në faqen e Kuvendit para votimit në seancë plenare.
  13. Raporti ka pjesë integrale të tij gjithë projektligjin e votuar që i është përcjellë seancës plenare.
  14. Opozita ka pasur gjithë mundësitë dhe kohën e mjaftueshme të studionte projektligjin dhe gjithë sugjerimet e ardhura, të merrte pjesë në diskutimin e konsultimit publik dhe në komision, ta lexonte projektligjin e ndryshuar para se të miratohej në komision dhe të kalonte në seancë plenare. Madje nëse, opozita nuk donte përafrimin e projektligjit me konventën evropiane të ekstradimit, protokolli 4, neni 3, mund ta  bënte amendament 24 orë para seance.
  15. Dhe e fundit: Pse opozita nuk e ngriti ketë problem gjatë 1 vit e më shumë, por pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish kolegu Tahiri nuk i dha shansin opozitës të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj.
  1. Që kolegu Xhafa do ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme.

Por të artikulohet akuza të tilla, pa marrë gjithë praktikën parlamentare, sidomos kur nuk ke pranuar të kontribuosh në diskutimet e projektligjit është shumë e shëmtuar dhe e dëmshme.

Unë do doja të falënderoja gjithë ekspertë e reformës në drejtësi dhe punonjësit e praktikës që kontribuan dhe veçanërisht kolegun Xhafaj për drejtimin e komisionit të reformës në drejtësi, metodologjinë  dhe procesin  transparent  dhe  gjithëpërfshirës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINA NE DURRES/ Krimet e Rënda kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ARBER ÇEKAJ
Previous article SPARTAK NGJELA/ Po e ka ndryshuar Xhafaj nenin për ekstradimin bravo i qoftë

Redaktor2

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT