• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VËLLAI I VRAU GRUAN/ Burri shpërthen në lot nga burgu: Dënim me vdekje, të varet në litar
Home
Aktualitet
Kronikë

VËLLAI I VRAU GRUAN/ Burri shpërthen në lot nga burgu: Dënim me vdekje, të varet në litar

17 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

“Dënim me vdekje dhe varje në litar”. Kjo ka qenë deklarata e fortë që Elton Capoku ka bërë për vëllain e tij, Erdetin, i cili i masakroi për vdekje gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan më datë 11 janar. Eltoni, që aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar për trafik droge, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Teksa në studio janë të pranishëm familjarët e gruas së tij, Enkeleda Çapoku, në një lidhje telefonike, Eltoni kërkoi dënim maksimal për vëllain e tij, ndërsa ka lëshuar një lumë me akuza për Policinë e Shtetit. Ai tha se ndonëse në muajin shtator gruaja kishte bërë denoncim dhe kishte marrë urdhër-mbrojtje, sipas tij policia nuk kishte bërë asgjë për të siguruar jetën e saj. Mes lotësh, Elton Çapoku tha se shtetit i kishte shkatërruar atij jetën dhe se i kishte nxjerrë në rrugë vajzën 18 vjeçe, ndërsa pas deklaratës ka mbyllur telefonin duke u ngashëryer.

“BalkanWeb” zbardh të plotë intervistën e Elton Çapokut.

Si e morët vesh lajmin?

I shpreh ngushëllime familjes së ndjerë të nuses time. Jam i shokuar për ngjarjen. Dua të bëj përgjegjës shtetin, se nusja ime ka qenë me urdhër-mbrojtje. Kam kërkuar që të dalë me leje, dhe këta s’më kanë nxjerr. Ai lloj monstre ka vënë dorë mbi familjen time (Për vëllain). Në momentin që ajo ka marrë urdhër-mbrojtje, shteti s’ka reaguar. I bëj shtetit thirrje për të gjithë ata burra që vënë dorë ndaj nënave, grave, të dënohen dhe mos të dalin nga burgu.

Ju keni qenë në dijeni që vëllai juaj përndiqte bashkëshorten? Kishte marrëdhënie të prishura?

Para ca kohësh ai mostra ka jetuar aty te ne. E kemi përzënë se nuk e mbanim dot. Bënte gjeste, i kam thënë do të denoncoj në polici.. Pastaj ai përgjonte. Nusja ka thënë në polici që ajo të marrë masa. Mua më shkatërroi familjen shteti, më la vajzën rrugëve. Unë kërkoj drejtësi. I kam pasur marrëdhënie të mira me gruan.

Prej sa kohësh e përndiqte?

Nga shtatori që më tha, më tha; ‘do bëj denncimin’. ‘Ik bëjë’- i thash se s’kisha ca bëjë.

I ke thënë gjë vëllait; ‘më ruaj familjen’?

Jo si kam thënë gjë atij të kontrollonte familjen time. I kisha thënë; largohu që aty, s’ke punë me familjen time.

Kur e ke takuar Enkeledën?

Në shtator më duket e kam takuar. Bashkë me vajzën. Se mbaj mend mirë

Aty të ka treguar për problemet?

Më ka treguar dhe i kam thënë; ‘bëj denoncim se s’kam ca bëj, se unë jam në burg’.

Keni kërkuar të jeni pjesë e varrimit?

Po kam kërkuar. Ditën tjetër kam takuar vëllain dhe motrën time…Ata kanë bërë kërkesë.

Si e more vesh lajmin?

Më kanë thënë shokët

Të treguar detajet?

Po e shoh me vëmendje tv. Për të tillin, kërkohet dënim me vdekje.

A ka pasur vëllai probleme të shëndetit mendor?

Kam 6 vite e kusur këtu, se di ca problemesh ka pasur. Se di si mund të jetë robi…

Se ke njohur për të tillë?

S’e kam njohur për të tillë. Shteti të marrë masa. Ta var në litar. Shteti s’ka marrë masa, s’ka reaguar.

E ke takuar vajzën pas ngjarjes?

Kam arritur të takojë vajzën…. (Qan) dhe mbyll telefonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON TË PROVOKOJË ME POZAT JOSHËSE/ Wanda nxjerr “dallëndyshen” nga Kulla Eifel (FOTO)
Previous article MERRET PENG NJË PERSON NË KAMËZ! Një grup e fusin me dhunë në makinë! Policia në ndjekje të autorëve

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT