• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VËLLAI I TIJ MERR TENDERA NGA QEVERIA”/ Agron Shehaj: Flamur Noka s’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja
Home
Politikë

“VËLLAI I TIJ MERR TENDERA NGA QEVERIA”/ Agron Shehaj: Flamur Noka s’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se imja

25 April, 2025 s.autor Politikë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është pasuruar në politikë vetëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Shehaj e nis fjalën e tij duke falënderuar Flamur Nokën, për të cilin thotë se po e ndihmon që të bëjë të thjeshtë për qytetarët kontrastin mes të dyve.

“Unë falenderoj Flamur Nokën. Faleminderit se po më bën një nder të jashtëzakonshëm. Sa më shumë më sulmon ti Flamur aq më shumë pikë fitojmë ne, aq më shumë qytetarët kanë mundësi të kuptojnë diferencën.

Flamur kam vetëm një kërkesë për ty, mos ndalo, vazhdo vazhdo, dhe thuaj gjithçka. Shumë pak Flamur më shumë ti mund të bësh më shumë, ti ke treguar që mund të bësh më shumë, shko përtej që jam i shitur, patericë, vëllai ka marrë tendera, të lutem vazhdo ngul këmbë.

Është e qartë, që po na sulmojnë, sepse duan të mbrojnë status quo-në, janë të trembur dhe ne do donim që mos na sulmonte vetëm Flamuri, por këta po tregojnë që këta janë të trembur për opozitën jo më për pushtetin.

Po shqetësohen nga fakti që ne jemi një alternativë e besueshme dhe kanë frikë se humbasin privilegjjet e tyre, kjo është arsyeja pse po na sulmojnë, sepse janë të trembur nga ndryshimi në opozitë, të trembur nga alternativa jonë. Pse ndihen kaq të kërcënuar? Thjesht duam ti japim Shqipërisë një qeveri të pakapur, të pakorruptuar.

Çfarë problemi kanë? Pse janë kaq të shqetësuar nga ne? Se duan të mbajnë privilegjet e tyre. Kush na sulmon ne imagjinoni” – u shpreh Shehaj. Kreu i Mundësia solli si shembull të diferencës mes tij dhe Flamur Nokën, makinën që përdor deputeti i PD.

Duke komentuar deklaratat që Noka ka bërë gjatë fushatës për Agron Shehajn, kreu i “Mundësia” tha se bëhen pasi ata kanë frikë nga ndryshimi historik që do të sjellë kjo forcë e re politike pas 11 Majit.

“E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vetë, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre.

Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona. Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament.

Kurrë nuk ka ndodhur në Shqipëri që deputetë të një force politike të pakapur të pakorruptueshme transparente me qytetarët në lidhje me financimet do hyjë në Parlament dhe askush nuk mund ti thotë asgjë, nuk mund ta mbajë peng se jemi njerëz të ndershëm nuk kemi pasur asnjë lidhje me pushtetin e nuk i kemi shtrirë dorën askujt, nuk kemi askënd nga pas që na financon fshehurazi kjo i tremb, kjo tremb opozitën por kjo tremb edhe mazhorancën” – deklaroi kreu i Partisë Mundësia.

Agron Shehaj u shpreh i bindur në fjalën e tij se ndryshimi që partitë e vjetra nuk duan të ndodhë, do të vijë në 11 maj dhe ftoi qytetarët që ta përdorin votën për ta bërë të mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një luftë kjo është lufta për ndryshimin e këta do luftojnë përditë të gjithë bashkë për të ndaluar ndryshimin. Të gjithë, ky është vetëm fillimi se nuk kanë për ta lejuar ndryshimin, nuk e kanë me mua, e kanë me ndryshimin e kanë me ju me dëshirën tuaj për të ndryshuar.

Por ndryshimi nuk mund të vijë vete, secili të shkojë të votojë se ndryshimi nuk mund të ndalet, në 11 maj kemi mundësi të votojmë. Në media ata që janë kundër ndryshimit nxjerrin arsye pse ndryshimi është i pamundur, bëjnë listën, jo po s’ka ndodhur ndonjëherë që një parti e vogël t’ja dalë, thonë që nuk i lë Rama me kriminelët e paratë e korrupsionit, thonë që do vjedhin votat në kuti, kanë një qëllim të bindin qytetarët që ndryshimi nuk do vijë. Por ne jemi të bindur që ndryshimi do vijë e ndryshimi do fillojë në datën 11 maj” – u shpreh Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Aktivisti i PS-së po fliste në celular, nipi i Xhelal Mziut shkon dhe e godet pa arsye
Previous article "KAM MËRZITUR DISA BURRA"/ Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT