Një tjetër skandal është bere publik mbremjen e sotme në Universitetin e Elbasanit.
Emisioni investigativ Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
AlpeNews.al bën me dije se pedagogu është vëllai i Blendi Himcit, personi që shihni në foton e meposhtme sëbashku me pedagogun.
Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu. “Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë pedagogu në video.
Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.
Menjeherë pas publikimit të lajmit, policia ka arrestuar profesorin.