• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VËLLAI I NGACMOI NUSEN/ Ajo merr dy fëmijët dhe ikën. Thirrja dëshpëruese e burrit…
Home
Sociale

VËLLAI I NGACMOI NUSEN/ Ajo merr dy fëmijët dhe ikën. Thirrja dëshpëruese e burrit…

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një rast i pazakontë vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Arjani është babai i 2 vajzave të vogla të cilat prej disa kohësh nuk po i takon dot. Ai jeton në qytetin e Kuçovës dhe për të siguruar jetesën punon me pastrimin e rrugëve gjatë natës. Me bashkëshorten thotë se janë njohur me mblesëri, por e dashuron ende.

Në korrik të këtij viti pas shumë debatesh të cilave ai nuk u jep dot një shpjegim, nusja u largua, kishte zënka me prindërit dhe vëllain e tij, por ai nuk iu ka dhënë dot një zgjidhje për shkak edhe të punës që e mban në një pjesë të madhe të kohës larg shtëpisë.

Pas debatit të ashpër të ndodhur gjatë natës, e shoqja vendosi të largohej së bashku me 2 vajzat e vogla. Që nga ajo ditë ajo po jeton tek xhaxhai i saj dhe ka dorëzuar në gjykatë edhe një padi për divorc. Teksa shkoi të sqarohej me të Arjani thotë se ajo e denoncoi dhe kërkoi urdhër mbrojtje. Që nga korriku e deri tani janë parë vetëm në 2 seancat në gjykatë. Bashkëshortja kërkon ndarjen pasi ai është përherë në punë dhe nuk plotëson më kushtet për të qenë burri i saj.

“U njohëm me lajmësi me gruan. Unë jam tip i qetë, shikoj punën time. Në shtëpi nuk kemi pasur probleme, as sherre. Unë kam punuar gjithmonë me pastrimin. Ne kemi 6 vite bashkë. Jetonim me prindërit, vëllain. Nusja më thoshte se kishte disa shqetësime nga vëllai. Faji im ishte që nuk dolëm në shtëpi veç”, tha burri.

Ai nuk ka pranuar të deklarojë se cili ka qenë problemi mes gruas së tij dhe vëllait por nga informacionet në emision, u kuptua se mes tyre ka pasur një incident shumë të rëndë që ka qenë një arsye për largimin e bashkëshortes së Arjanit nga shtëpia.

Pas daljes në emision, ai tha se ndihet i kërcënuar dhe se kishte frikë të kthehej në shtëpi, ndërsa moderatorja Evis Ahmeti i ka bërë thirrje ‘live’ policisë së Beratit ta shikojë këtë denoncim.
Nga ana tjetër Arjani ka kërkuar nga bashkëshortja që të kthehet pranë tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESHKUJT "AKREPË"/ Ja çfarë duhet të dini nëse takoheni me një të tillë
Previous article SKANDAL NË KAMËZ/ Tribuna karshi hapet 10 minuta nga starti, tifozët si “sardele” (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT