• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VËLLAI I ISH OFICERIT NUHU/ Anëtar në bandën e Laert Haxhiut, autorit të masakrës së Lushnjes (FOTO)
Home
Breaking News

VËLLAI I ISH OFICERIT NUHU/ Anëtar në bandën e Laert Haxhiut, autorit të masakrës së Lushnjes (FOTO)

27 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e një vajze. Dyshimet ngrihen për lidhjet e tij apo familjarëve me kontigjentë kriminal në qytetin e Lushnjës, ku është vendlindja e efektivit Emiljano Nuhu.

Report Tv mëson se Ardit Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës është dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si miku i Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes, teksa tentonte të vriste nipin e Aldo Bares dhe për pasojë humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Krahas Ardit Nuhut, mes të ndaluarve për vjedhje edhe Laert Haxhiu, i kërkuar për masakrën e Lushnjes

Report Tv zbardh vendimin e gjykatës, ku Ardian Nuhu, vëllai i Emiliano Nuhun sëbashku me Laert Haxhiun janë ulur në bankën e të akuzuarve për një sërë vjedhjesh. Në procesin gjyqësor, për të cilin Report Tv siguron vendimin e Gjykatës së Lushnjes, që e delegon çështjen në Gjykatën e Vlorës, Ardian Nuhu dhe Laert Haxhiu akuzohen se në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, të njohur në botën e krimit kanë kryer disa vjedhje në seri.

Kujtojmë që prej Masakrës së Lushnjes, në shtator të 2017, ku vdiqën dy të rinjtë teksa objektiv ishte Xhulio Shkurti, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë ndër dhjetë më të kërkuarit në vend. Operacioni i fundit i RENEA-s për arrestimin e tyre dështoi ndërsa i plagosur mbeti një i moshuar. Por ky episod nuk është i vetmi që përfshinë vëllanë e Emiliano Nuhut në aktivitet kriminal. Gazetari Artan Hoxha u shpreh në emisionin “45 minuta” në Report TV, se Ardian Nuhu sot është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për trafik klandestinësh gjithashtu është ndaluar edhe për vjedhje apo armëmbajtje pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Drama e vajzës së dhunuar nga djali i pushtetit dhe e opozitës së përdhunuar nga Basha
Previous article DENONCIMI/ Berisha në "fb": Olta me helikopter të ushtrisë në takime partie në Bulqizë

k.autor

Postime të ngjashme

APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit Aktualitet

APELI I GJKKO I AKUZOI PËR MASHTRIM NË CALL CENTER/ 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, Gerta Gjoci merr me vete foshnjën 3-muajshe! Kërkojnë shtyrjen e dënimit

E RËNDË/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë! Dyshohet se fliste në Instagram me një të mitur, e sulmuan vëllezërit e saj

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT