Vëllai i Aldison Belulajt, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas aktit tragjik që ndërmori, duke vrarë me armë zjarri vajzën që dashuronte, dhe më pas tentoi të vriste veten, ka reaguar për ngjarjen.
Ai pohon se Aldisoni dhe Ariela ishin në një lidhje dashurie me njëri tjetrin. “Prindërit shkuan për ti kërkuar dorën vajzës në shtëpi por edhe të sqaronin situatën mes tyre. Kjo është e vërtetë, por nuk është e vërtetë ajo që aludohet në media se Aldisoni e ka kërcënuar Arielën përpara se të ndodhte ngjarja.
Me sa di unë, ai nuk është zënë asnjëherë me Arielën. Aldisoni ishte shumë tip shumë i mbyllur. E vërteta është se kushërinjtë e dy fiseve janë konfliktuar por jo dy familjet tona drejtpërdrejtë,- ka përfunduar ai.
Jashtë komunikimit për të hedhur dritë mbi enigmat dhe misterin e ngjarjes tronditëse, nuk ka qëndruar as Agim Koroveshi, daja i Aldison Belulajt. Ai ka thënë se i njihnin njerëzit e vajzës dhe sipas tij, ata ishin njerëz shumë të mirë.
“Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë me njëri tjetrin sepse janë biseda intime dhe eshte tjeter gje se cfare mund te kesh degjuar copeza bisedash dhe tjeter gje ti dish te gjitha sic i kane ditur besoj vetem ata te dy”.
Daja hedh drite duke ndricuar edhe misterin e asaj dite. Sepse sipas tij, Aldisoni ishte nisur per te shkuar ne Fier. Dhe ata nuk e kane ditur qe ai ndodhej në Tiranë. Ndaj jane shokuar me shume kur kane mesuar se ne ngjarjen e nje vrasje ne kryeqytet, ishte perfshire djali i tyre te cilin e dinin ne qytet tjeter, dhume me prane Zharrezit te Patosit ku ata jetojne.
Përgatiti:AlpeNews.al


