Policët e liruar nga detyra, kanë dal në një protest para ambienteve të ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshmë Fatmir Xhafaj.
Policët kanë kërkuar që edhe ministri i Brendshëm Fatamir Xhafaj t’i nënshtrohet procesit të vettingut.
Kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim Aleks Hajdari u shpreh se kemi dy ministra që janë të akuzuar. “Kërkojmë që edhe Xhafaj t’i nënshtrohet vettingut nuk duhet të përjashtohet nga procesi”.
“Unë falënderoj anëtarët që mbështetin iniciativën për të zhvilluar këtë protestë si dhe kolegët në detyrë pavarësisht situatës që po kalon policia. Arsyeja është se ne po protestojmë për një gjë të paparë në histori, ku ministria dhe policia drejtohen nga dy ministra, Saimir Tahiri që është i akuzuar për lidhje ma Habilajt në trafikun e drogës si dhe Fatmir Xhafaj, vëllai i tij i dënuar për trafik droge.
Policët kanë dalë në lirim në kundërshtim me ligjin. Jo e gjithë policia është e inkriminuar. Na vjen një ministër me shpatën vettingut, i cili ka vëllain e tij të dënuar për trafik droge dhe drejton Ministrinë e Brendshme. Fatmir Xhafaj duhet të bëjë vettingun si çdo anëtar i policisë.”- tha kreu i shoqatës së policëve në lirim.
/AlpeNews.al


