• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Velipojë/ ‘Jam polic’, ja si tentoi të korruptonte kolegët vëllai i…
Home
Aktualitet

Velipojë/ ‘Jam polic’, ja si tentoi të korruptonte kolegët vëllai i…

14 November, 2017 F.autor Aktualitet

Detaje të tjera janë zbardhur për drogën e zbuluar në Vilun të Shkodrës, ku në kultivimin dhe trafikimin e saj ishte i përfshirë edhe një zyrtar i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.
Panorama mëson se gjatë zhvillimit të operacionit ku u kapën 1.5 tonë drogë, efektivi Enriko Zylo po udhëtonte me një automjet në atë zonë, pa ndezur fenerët.

Ai është pikasur nga forcat e FNSH-së dhe është ndaluar. Mirëpo Zylo ka tentuar që të largohet me çdo kusht, duke u thënë kolegëve se ai ishte polic. Pasi ata kanë refuzuar, Zylo madje ka tentuar edhe të korruptojë njërin prej drejtuesve të FNSH-së, por është prangosur menjëherë, me gjithë kundërshtimet që pati ndaj efektivëve.

Njëri prej të arrestuarve të drogës në Shkodër ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje se si funksiononte grupi kriminal. Sipas tij, droga merrej në zonën e Vlorës, ku edhe kultivohej dhe më pas transportohej përmes skafeve drejt vendit fqinj, Italisë.

Ai madje ka treguar edhe rolin e efektivit të Policisë, Zylo, i cili kishte prenotuar një hotel të një shtetasi me banim në Itali dhe në atë vend do të bëhej e mundur fshehja e përkohshme e drogës deri në trafikimin e saj jashtë vendit.

Po kështu, 7 të arrestuarit do të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për caktimin e masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të gjithë.

Të arrestuarit janë Jaho Berdo, drejtues i furgonit ku u gjet droga; Enriko Zylo, efektiv Policie; Sokol Ujkaj, që kishte në administrim një banesë ku fshihej droga; Gjovalin Ndoji, i cili udhëtonte me policin; Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Fation Merko dhe Dervish Gjolekaj, të tre nga Vlora, që mendohet se janë marrë me kultivimin dhe transportin e drogës. Gjithashtu, janë edhe tre persona në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare/ Ja çfarë do të ndodh me bizneset duke filluar nga data 1 prill
Previous article E rëndë/ 20 vjeçarja e sapomartuar i jep fund jetës

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT