• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Velina e Fiksit rrëfen paskuintat e emisionit dhe planet për të ardhmen
Home
Gossip

Velina e Fiksit rrëfen paskuintat e emisionit dhe planet për të ardhmen

25 November, 2017 Ina.Autor Gossip, Lifestyle

Vangjeli Telo dhe Sonja Cemeri janë dy velinat e reja të programit investigativ të “Fiks Fare”, të cilat shoqërojnë çdo natë moderatorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Kombinimi i dy bruneve me flokë të shkurtra përmbysën formulën e këtyre formateve e brunes kundër biondes.

Vangjeli Telo, modelja e njohur në këtë eksperiencë të re pasi e pamë si velinë pranë Ardit Gjebresë, rrëfen gjithçka ndodh në paskuinta, mbledhjet me Filip Çakulin. Pasi e kemi parë si modele, imazh i njohur i disa reklamave dhe kopertinave revistash, pjesëmarrësja e “Miss Universe” tregon për “Panoramën” planet e së ardhmes në televizion.

Këtë edicion, programi investigativ “Fiks Fare” u prezantua me dy velina brune. Nuk u gjend një bionde, apo konkurrenca e bruneve është më e fortë?

Ndoshta ishte një risi. Një tjetër kombinacion i menduar mirë nga stafi.

Si është marrëdhënia me kolegen Sonja Cemeri, kush është e bukura nga ju të dyja dhe kush bisha?

Për këtë pyetje jam shprehur edhe tek emisioni “Wake Up “ i Eno Popit. Mendoj se me kolegen jemi në sinkron marrëdhëniesh, natyrisht vijmë nga fusha të ndryshme, ajo gjimnaste dhe unë modele. Plotësojmë njëratjetrën.

Si velinë në ekran karakterizohesh nga portreti i qeshur. Çfarë fshihet pas asaj buzëqeshjeje?

A nuk është më mirë kurdoherë të jesh i qeshur? Buzëqesh kur kërcej, po kur ulem dhe dëgjoj hallet dhe problematikat, mimika ime ndryshon njësoj si e fëmijës.

Ti shkon te një program investigativ si “Fiks Fare”, pas eksperiencës në “E diela shqiptare”. Ka ndikuar ky ndryshim në gjendjen tënde shpirtërore, duke qenë se tani je brenda halleve e problemeve të publikut?

Sigurisht që po. Përtej detyrës sime të kërcimit përjetoj hallet, problematikat dhe mbushem me krenari kur shikoj sa peshë ka dhe sa i vlefshëm është emisioni investigativ “Fiks Fare” në zgjidhjen e halleve të njerëzve të thjeshtë.

Nëse një “hallexhi” i pashëm që vjen të denoncojë një rast personal në “Fiks Fare”, si duhet të jetë që ti të biesh në dashuri me të?

Nuk mendoj se ka ndodhur dhe do të ndodhin raste të kësaj natyre në këtë emision me mision kaq të rëndësishëm. Por edhe në qoftë se ndodh, është jashtë interesit dhe qëllimit për të cilin unë punoj dhe jam përkushtuar aty.

Si ishte të punoje me Ardit Gjebrenë, dhe si është të punosh me dy aktorë profesionistë si Devis Muka dhe Dorian Ramaliu?

E kam të vështirë të përgjigjem. Por kur punon me artistë si Ardit Gjebrea apo Dori e Devi, jo vetëm që përfiton, por ta lehtësojnë punën që po kryen.

Në mbledhjet me Filip Çakulin, për çfarë ju këshillon ai ndërsa shfaqeni në ekran?

Për çdo detaj të kërcimit, të mimikës, ecjes… e të tjera probleme të profesionit.

Fama që ke marrë në televizion pasi shfaqesh përnatë të ka vendosur para dilemave? Pra të kanë bërë ndonjë ofertë që të ka tunduar?

Nuk jam e prirë nga tundimet. Aty ku punoj dua të perfeksionohem dhe të aftë-sohem për më shumë.

Jashtë profesionit je e dashuruar, dhe kush është partneri i duhur në krahun tënd?

Po. Ai që kam zgjedhur.

Sot je velinë, po nesër ku mund të të shohim sa i takon profesionit të jetës?

Të punoj në “Top Channel” si gazetare, aty ku është profesioni im i vërtetë, në atë pozicion ku mund të jap më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja sa paguhet Artjola Toska nëpër dasma
Previous article ALFRED PEZA/ Nuk është halli i dhjetorit, është çështja e 2018-tës!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT