• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veliaj: Vitin e fundit të mandatit të parë do ta kalojmë të fokusuar tek periferitë
Home
Shqipëri

Veliaj: Vitin e fundit të mandatit të parë do ta kalojmë të fokusuar tek periferitë

29 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Baltë në dimër, pluhur në verë, gropa dhe ujëra të zeza kudo. Kjo ishte panorama e asaj që ofronte Rr. “Besnik Hidri” në Laprakë një vit më parë. Por, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, banorët e lagjes sot kanë një rrugë të shtruar, me trotuare, ndriçim, sinjalistikë, përfshi edhe rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e kryera për ndërtimin e Rr. “Besnik Hidri” dhe tha se ky investim tregon vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i jep në vitin të fundit të mandatit të parë investimeve në periferi.

 “Bregu i Lumit prek sot Njësinë 11, Njësinë 9, Njësinë 8 dhe Njësinë 4 e nëse viti i parë ishte viti i emergjencave, viti i dytë ishte viti i zonave qendrore të Tiranës, viti i tretë ishte viti i fshatrave, që lidhen me Tiranën, viti i katërt është viti i investimeve në periferi. Siç e shikoni, kemi kaluar pjesën më të madhe të gushtit në periferi. Duam që e gjithë zona e Bregut të Lumit, në të katër njësitë, të lidhet me Tiranën dhe të kenë të njëjtin standard si në ndriçim, si në infrastrukturë, si në fibra optike, si në kanalizim, si në ujë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Ai shtoi se edhe në këtë zonë, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka investuar Bashkia e Tiranës, rikualifikimi urban ka sjellë jo vetëm kushte më të mira jetese për banorët, por edhe ka rritur vlerën e pronës së tyre. 

“Më vjen mirë që nëse herën e parë diskutohej çfarë do të ndodhë me shtëpinë time, sot njerëzit flasin për vilën e tyre. Është e njëjta ndërtesë, fjala vilë nga fjala shtëpi ndryshon vetëm për faktin që janë kuruar muret, janë ulur bazamentet, njerëzit nuk rrethohen me barriera për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, por e trajtojnë komunitetin si një shtëpi të tyre të përbashkët”, nënvizoi Veliaj.

 Kreu i bashkisë kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e banorëve që të mirëmbajnë investimet, ndërsa siguroi se deri në fund të mandatit të parë, të gjithë qytetarët e kryeqytetit do të ndjejnë investimet dhe punën e Bashkisë së Tiranës. 

“Na duhet ta ruajmë këtë investim, që të kalojmë në një investim tjetër. Vitin e fundit të mandatit të parë do ta kalojmë të fokusuar tek periferitë. Në mënyrë proporcionale, në të gjithë territorin e Tiranës, të gjithë do prekin punën e bashkisë. Na mbetet t’i japim një sforco të fundit, deri në datën 17 shtator kur hapen shkollat, për të mbyllur infrastrukturën arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla, sidomos të rejat që hapen për herë të parë, dhe sigurisht duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që teksa kthehen nga pushimet, ne i japim dorën e fundit të asfaltit dhe sinjalistikës 100 kantiereve që kemi hapur në qytet”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Barcelona firmos me TALENTIN URUGUAJAN më PREMTUES NË BOTË
Previous article TIFOZËT JA PLASIN GAZIT/ A është ky AUTOGOLI më I BUKUR i historisë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT