• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente/ Një shembull që…
Home
Shqipëri

Veliaj: Tirana, një nga bashkitë më transparente/ Një shembull që…

3 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

TIRANE- Tirana mirëpriti sot Konferencën e Autoriteteve Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e cila zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vitin tjetër komisionerë nga gjithë vendet e botës do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar.

Punimet e Konferencës u përshëndetën edhe nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Tirana është një shembull i jashtëzakonisht frymëzues për aksesin në informacion dhe transparencën me të dhënat, ndërsa inkurajoi që të investohet më shumë në këtë drejtim.

“Shembulli i Tiranës është një shembull jashtëzakonisht frymëzues. Inkurajimi im për ju është të investoni më shumë në autoritetet lokale. E kuptoj se në gjithë Evropën vëmendja më e madhe është në qeverinë qendrore, megjithatë të gjithë e pranojmë se 90% e jetës publike ndodh në qytet, në bashki. Shumica e qytetarëve tanë, shtetin e takojnë tek çerdhja, kopshti, shkolla e fëmijëve, rrugët e qytetit, pastrimi, gjelbërimi, ndaj ju inkurajoj një fokus shumë të madh në autoritetet vendore”, tha Veliaj.

Ai prezantoi si shembull suksesi platformën “Open Data”, ku qytetarët mund të marrin informacion të plotë për mënyrën se si shpenzohen paratë në qytetin e Tiranës. Përmes “Open Data”, Tirana ka tashmë një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve.

“Sot jemi në gjendje të bëjmë dieta më të mira për fëmijët në kopshte e çerdhe, në varësi të statistikave që kemi nga pjesëmarrja, sa hahet ushqimi, sa ushqim ngelet në pjatë e gjëra të tjera, që ndoshta duken kuoriozitete të parëndësishme, por që na kanë fuqizuar për të marrë vendime të drejta”, – tha Veliaj.

Një tjetër shembull suksesi i bashkisë së Tiranës është edhe aplikacioni “Tirana Ime”. Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë, ose shkeljet që has, dhe stafi i bashkisë së Tiranës do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit.

“Një nga gjërat që vumë në këtë aplikacion është që secili prej tyre mund të raportojë problematika të qytetit, secili prej tyre mund të fotografojë në kohë reale me GPS një grumbull plehrash që nuk është mbledhur, një pemë që mund ta ketë rrëzuar era, një pusetë që dikush mund ta ketë vandalizuar ose thyer, një monument që dikush mund ta ketë bërë me grafit”, shtoi Veliaj.

Komisioneri Besnik Dervishi tha se Zyra e Komisionerit ka nisur procesin e modernizimit të legjislacionit kombëtar sipas standardeve europiane. Kjo qasje është e domosdoshme për t’iu përgjigjur si zhvillimit ekonomiko-social, ashtu edhe procesit të integrimit të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Raul Gonzalez shkon te Tottenhami…
Previous article ALFRED PEZA/ Përtej dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT