• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veliaj: Do t’i dorëzojmë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën
Home
Sociale

Veliaj: Do t’i dorëzojmë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën

7 November, 2017 F.autor Sociale

Në vijim të vizitës së tij në Itali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori sot pjesë në edicionin e tretë të Samitit Ndërkombëtar të Qyteteve me temë “Të Bashkuar në Diversitet”, të organizuar nga kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella, dhe Kancelari i Akademisë së Shkencave Sociale të Vatikanit, Marcelo Sanchez Sorondo.

Në fjalën e mbajtur në sesionin kushtuar dialogut urban, Veliaj nënvizoi se për të siguruar një qëndrueshmëri më të madhe financiare dhe për rrjedhojë, edhe të investimeve dhe shërbimeve për qytetarët, Bashkia e Tiranës është duke vlerësuar nevojën për të patur një ligj të veçantë për kryeqytetin.

“Do të jemi aktivë edhe në diskutimet që do të kemi për buxhetin, për t’u siguruar që Tirana më në fund stabilizohet nga ana buxhetore sa i përket shërbimeve që ofron, dhe shumë shpejt do t’i dorëzojmë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën; ashtu siç ka një ligj për Romën, ashtu do të duhet të ketë një ligj dhe për Tiranën kryeqytet, që u ofron shërbime më shumë qytetarëve se sa banorëve dhe rezidentëve që janë regjistruar aty”, deklaroi Veliaj.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të parashikojë në buxhetin e saj për vitin 2018 një fond të posaçëm që do të përdoret për flotën e biçikletave, por edhe për automjetet elektrike të transportit publik.

“Me buxhetin e vitit tjetër kemi planifikuar që të shtrojmë jo vetëm korsitë e biçikletave, por edhe blerjet e autobusëve dhe të flotës së biçikletave që do të vijnë në Tiranë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku njoftoi se shumë shpejt do të fillojnë konsultimet e buxhetit me banorët në të 24 njësitë, ndërsa u shpreh se ndër prioritetet e tij do të jenë zhvillimi i zonave periferike. “Pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë me një fokus në zonat periferike të Tiranës, zona e Astirit dhe Unazës së Re, zona e Freskut, zona e Komunës së Parisit dhe e Farkës, për t’u siguruar që integrojmë si pjesën e qytetit që është brenda unazës, ashtu edhe pjesën e qytetit jashtë unazës”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Veliaj bëri të ditur se në partneritet edhe me Bashkinë e Firences do të krijohet një kompani e posaçme që do të merret me ndriçimin e Tiranës me teknologjinë më të fundit, si dhe të vendosjes së një sistemi kamerash sigurie që do të rrisnin sigurinë në rrugë dhe kontrollojnë trafikun.

“Do të vazhdojmë me Bashkinë e Firences projektet konkrete. Jemi në prag të krijimit të një kompanie të përbashkët për ndriçimin publik LED të qytetit, duhet të vendosim edhe një rrjet kamerash për të shtuar sigurinë rrugore, sigurisht edhe për të përballuar fluksin e trafikut që vjen çdo ditë në Tiranë, edhe nga rrethet e tjera, si pasojë e faktit që Tirana ofron shërbime për të gjithë territorin e Republikës dhe për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reinke i FMN-së: Po i jepet fuqi e madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave
Previous article Zbuloni kush është shqiptarja që ka punuar me miliarderët e botës

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT