• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VELIAJ NË IZRAEL/ Takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit dhe promovon Tiranën në MuniWorld 2021
Home
Politikë

VELIAJ NË IZRAEL/ Takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit dhe promovon Tiranën në MuniWorld 2021

21 October, 2021 s.autor Politikë

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës dhe për të shkëmbyer ekspertizë!

Kështu bën të ditur Bashkia e Tiranës, teksa thekson se “MUNI WORLD 2021” është një mundësi për të mësuar dhe për t’u ekspozuar ndaj informacionit dhe avancimeve më të fundit në industry, duke shijuar ekspozita tërheqëse dhe tour-e magjepsëse të Startup-eve në Izrael.

Në MUNI EXPO 2021, morën pjesë kryetarë të bashkive nga bota, drejtues të korporatave, menaxherë financiarë, zyrtarë të informacionit, planifikues urbane, arkitektë, zyrtarë të sigurisë, arsimit, mirëqenies sociale, ekspertët akademikë, etj.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998, me të cilin ndau eksperienca pune në fusha sfiduese si përdorimi i teknologjive dhe zgjidhjeve inovative, qytetet smart, çështjet mjedisore dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, etj. “Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai – kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për #EuropeanYouthCapital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”, shkroi në Twitter Veliaj.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ftesës së kryebashkiakut, që një nga ndalesat e Kryebashkiakut te Tel Aviv-it të jetë edhe Tirana, në kuadër të EuropeanYouthCapital2022, Huldai e vlerësoi maksimalisht dhe e mirëpriti si një mundësi për të bashkëpunuar konkretisht në projekte të përbashkëta.

Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Jewish Impact, Robert Singer, ku diskutuan bashkëpunimet e ardhshme midis Qytetit të Tiranës, Qendrës për Ndikimin Hebraik dhe luftës kundër Antisemitizmit. Ai zhvilloi takime edhe me Drejtoreshën e AJC, Avital Leibovich, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve tona për të promovuar sipërmarrjet e të dyja vendeve, me fokus në Smart Solution dhe startup accelerators. Pjesë e axhendës së takimeve ishin dhe dy kompanitë izraelite të biznesit, Big Mall Center si dhe ELta Ltd.

MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Polici fiksohet tek lavazhi, telefonon kolegët: Ma gjeni pak numrin e kësaj gocës me "Toyota"
Previous article SKANDAL/ Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT