• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Veliaj jep shembullin ideal të politikanit: Ecni me biçikleta në qytet, dhe jo me makina miliona euroshe (FOTO)
Home
Sociale

Veliaj jep shembullin ideal të politikanit: Ecni me biçikleta në qytet, dhe jo me makina miliona euroshe (FOTO)

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Makinat dhe parkimi në radhë për dy janë pamja e shpeshte që të ofron Kryesia e Kuvendit gjatë ditëve të javës, kur ligjvënësit shkojnë në komisionet parlamentare.

Por, deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit sot u surprizuan kur kanë parë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek shfaqej me biçikletë.

I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën, duke qenë se sot Tirana ofronte mot të bukur me diell, për të promovuar një nga nismat më të dashura për të.

Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.

Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi.

Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga ambiciet e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat.

Faza e parë ku parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla tashmë ka nisur.

Me shtimin e këtij rrjeti të korsive të dedikuara për biçikleta, por edhe me kohën e favorshme që ofron Tirana, nuk do të ketë më justifikim për askënd që të mos përdorë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm.

Veliaj është edhe nismëtari i “Tirana pa makina”, ku në ditë të caktuara rrugët e kryeqytetit mbushen nga ata që përdorin biçikletat duke sjellë njëkohësisht edhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrihet marrëveshja "tripalëshe", Kosova do të ketë 12 fusha sintetike për 12 klube të Superligës
Previous article Tragjedi në futbollin Anglez, ndahet nga jeta Presidenti i klubit të njohur

g.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT