• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VEÇ MOS TË PAFSHA…”/ Kërcënohet aktorja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në azilin e pleqve
Home
Breaking News

“VEÇ MOS TË PAFSHA…”/ Kërcënohet aktorja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në azilin e pleqve

3 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Veç mos t’pafsha në rrugë se kom me t’myt”, ky ka qenë njëri nga mesazhet kërcënuese që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të moshuarish në Pejë, Kaltrinë Zeneli.

Zeneli në emisionin “SOT” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.

“‘Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.

“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi aktorja Zeneli.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja.

Zeneli e kishte postuar në profilin e saj në Facebook videon kur një punonjëse ushtron dhunë fizike ndaj të moshuarës në një shtëpi private të moshuarish në Pejë.

Videoja nxiti reagim të madh të opinionit publik dhe policia arrestoi tre persona në lidhje me rastin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Struktura e re e Partisë së Lirisë, Nesho konfirmohet zëvendëskryetar, kush janë 4 nënkryetarët e rinj
Previous article NGA BERATI DREJT DURRËSIT PËR TË VJEDHUR/ Arrestohet 21-vjeçari. U kap mat duke…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT