• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdiqën teksa shkonin të takonin babanë në burg/ DYSHIMET për aksidentin tragjik
Home
Aktualitet
Kronikë

Vdiqën teksa shkonin të takonin babanë në burg/ DYSHIMET për aksidentin tragjik

26 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Aksidenti tragjik i Qerretit, ku humbi jetën Aliçe, 3 vjeç, dhe vëllai i saj Dritani, 5 vjeç, vazhdon të konsiderohet një histori e pambyllur për Prokurorinë. Megjithëse Prokuroria e Tiranës i konsideroi të plota hetimet për ngjarjen tragjike të majit të vitit 2016, duke dërguar si të pandehur 4 kolaudues të rrugës Durrës-Kavajë, një prokurori tjetër, ajo e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar te Krimet e Rënda në Tiranë, pjesën e dytë të kësaj dosjeje për hetime të mëtejshme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas burimeve të sigurta të Top Channel, ka regjistruar çështjen për dyshimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, përderisa aksi pranë një pike karburanti u certifikua si i kalueshëm nga Autoriteti Rrugor.

Kjo gjë ndodhi atëherë, kur në të vërtetë në këtë rrugë mbrojtëset anësore metalike nuk ishin të standardizuara dhe nuk ishte mbyllur hapësira lidhëse me një pikë karburanti.

Në dosjen e parë, Prokuroria deklaroi se dy fëmijët, të cilët po udhëtonin së bashku me të ëmën për të takuar babain në burg, u vranë për faj të kushteve të rrugës dhe jo për shkak të mbishpejtësisë.

Prokuroria konstatoi asokohe se, nëna e dy fëmijëve, e cila mbeti e plagosur, nuk kishte shkelur asnjë rregull të Qarkullimit Rrugor, por se aksidenti i Qerretit ndodhi pasi autoritetet shtetërore kishin lejuar që ky aks të përdorej jashtë çdo kushti të sigurisë për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO, VIDEO/ Hyri pa leje në Kosovë, policia arreston Marko Gjuriç
Previous article Etiopia nuk njeh Kosovën, ja si e falënderon Daçiç

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT