• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Më vdiq vajza”, biznesmenit i zhvatin 12 milionë lekë. Zbardhen bisedat telefonike
Home
Breaking News

“Më vdiq vajza”, biznesmenit i zhvatin 12 milionë lekë. Zbardhen bisedat telefonike

30 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një biznesmen nga Durrësi ka rënë pre e një mashtruesi, i cili ka mundur t’i zhvatë plot 12 milionë lekë të vjetra. Historia nis që në vitin 2016, kur biznesmeni me inicialet A.B., merr një telefonatë anonime nga mashtruesi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që disponohet nga “Panorama”, i pandehuri ka marrë një telefonatë në janar të vitit 2016, nga i pandehuri, i cili ishte prezantuar me emrin Olsi. Ky person i ka thënë biznesmenit se kishte ngatërruar numër, ndërsa në bisedë e sipër, biznesmeni i ka sqaruar se ai kishte disa kamionë që i jepte me qira. Atë ditë, ata kanë lënë një takim në Tiranë, ku i pandehuri, me inicialet E.H., i ka kërkuar më shumë informacion për biznesin që ai kryente.

Për tri ditë me radhë, ata kanë biseduar sërish në telefon. Sipas dëshmisë së biznesmenit A.B., më datë 15 janar, i pandehuri e ka telefonuar rreth orës 3:00 të mëngjesit, duke i thënë se i kishte vdekur vajza në një aksident në Prizren dhe se atij i duheshin para për të tërhequr trupin nga morgu. Biznesmeni ka pranuar dhe i ka dhënë të pandehurit 380 euro dhe 20 mijë lekë të reja. I pandehuri i ka premtuar se do t’ia kthente paratë pas varrimit dhe se këto nuk i mjaftonin.

Biznesmeni, një ditë më pas, ka shkuar te banka dhe ka tërhequr 6200 euro dhe ia ka dhënë të pandehurit. Më pas, i pandehuri i ka kërkuar edhe 315 mijë lekë të reja për drekën e varrimit. Biznesmeni ka insistuar që të marrë pjesë në varrimin e supozuar, por i pandehuri i ka thënë se nuk kishte pse të vinte, pasi edhe ai ishte i tronditur nga ngjarja.

Më pas, ai e ka telefonuar disa herë për paratë, por i pandehuri gjithmonë e ka shmangur. Pas shumë insistimeve, i pandehuri i ka thënë biznesmenit se paratë mund t’i merrte te një argjendari, e cila i kishte borxh të pandehurit.

Po atë ditë, më 25 janar 2016, një person i panjohur ka telefonuar biznesmenin, duke i thënë se i pandehuri kishte një sasi ari në argjendari dhe se atë mund ta merrte në vend të parave. Telefonuesi është prezantuar si djali i pronarit të argjendarisë. Pas këtij komunikimi, biznesmeni nuk ka mundur më të gjejë mashtruesin dhe ka gjurmuar numrin, me të cilin ai e kishte telefonuar më parë. Ai ka zbuluar se numri ishte i një miku të tij. Pasi ka takuar mikun e tij, ai ka zbuluar edhe identitetin e vërtetë të Olsit.

Pas kësaj, biznesmeni ka bërë kallëzim në Polici dhe është bërë i mundur arrestimi i mashtruesit. Në përfundim, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 vjet burgim. Vendimi është dhënë në tetor të këtij viti. Vetë i pandehuri ka kërkuar pafajësi dhe nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar. /Erald Deliu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDINESE/ Oddo: Pesë fitore radhazi? As Juventus nuk i bën dot
Previous article CHELSEA/ Conte: Nuk do ta harroj kurrë këtë vit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT