Vdekja e 25 vjeçares Rexhina Debrova një orë pas lindjes së vajzës së saj ka tronditur mbarë opinionin.
Një i afërm i 25 vjeçares shprehet se shtatzënia e saj ka qenë e mbarë dhe kishte kryer të gjitha analuizat dhe vizitat e nevojshme.
“Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea.
Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes.
Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit.
Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjestarë të tjerë të familjes.
I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes.
I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji.
Por pas operimit gjendja është përkeqësuar.
Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma.
Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”, kështu rrefehen i afërmi i 25 vjeçares.