Nëna e një djali 13-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi mori pilulë ekstazie në formën e “Donkey Kong” për vetëm dy paund, ka bërë një thirrje për të paralajmëruar gjithë prindërit.
Adoleshenti Carson Price u gjet pa ndjenja në parkun Ystrad Mynach gjatë pushimeve të Pashkëve. Carson ishte djali i madh i Tatum dhe Brian Price. Tatum ka vendosur të paralajmërojë të gjithë prindërit pasi mendon se kjo gjë mund ti ndodhë të gjithë fëmijëve.
Shkrimin e shoqëroi me fotografinë e fundit të 13-vjeçarit.
“Fotografia e fundit që i bëra me faqet e kuqe, kështu do a kujtoj atë. Është e paimagjinueshme të mendosh se fëmija yt nuk do të vijë më kurrë në shtëpi sepse ka marrë drogë. Nuk dua që asnjë prind apo fëmijë ta përjetojë këtë gjë”, tha Tatum.
Atë ditë kishin planifikuar që të takoheshin tek shtëpia e gjyshit, por telefonata e policisë i dha lajmin e keq prindërve.
“E di që mund të dukem egoiste, por u luta që të ishte dikush tjetër. Askush nuk do të donte që të ishte fëmija i tij. Si do ia shpjegoja fëmijëve që vëllai i tyre nuk do kthehej më kurrë në shtëpi? Kur u ktheva, djali ishte duke qarë. I thashë atij që Carson kishte rënë për të fjetur. Çfarë mund ti thoja tjetër?
Ne e pranojmë faktin që Carson mori pilula por e di me siguri që ai nuk ishte në dijeni se ishte një drogë e keqe. Dhe nëse nuk do të shitej, djali im do ishte ende gjallë dhe kjo më zemëron më shumë. Ai ishte naiv dhe donte të shijonte veten, por nuk e dinte që nuk dihej. Ne duhet ta ndalojmë shitjen e tyr të gjithë se bashku. Është shumë e gabuar”,përfundoi nëna e dëshpëruar.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush i shiti adoleshentit pilula ekstazie.