I jepet lamtumira e fundit të moshuarës nga Fieri që ndërroi jetë pas komplikacioneve nga virusi Covid-19.
Pandemia e koronavirusit ka mbyllur brenda shtëpive të tyre një botë të tërë. Duket sikur një hap jashtë pragut të derës gjendet ai armiku i padukshëm që dhe për faktin se është i padukshëm bëhet edhe më i frikshëm e i rrezikshëm.
Edhe traditat mijëra vjeçare kanë ndryshuar, të paktën përkohësisht. Katër vetë e kanë përcjellë në banesën e fundit 72-vjeçaren Leonora Mocka nga Fieri. Nipër e mbesa, fëmijë e të afërm nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në ceremoninë mortore.