• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ NË QELINË E KOMISARIATIT/ Detajet e REJA: I arrestuari për vjedhje po priste…
Home
Breaking News

VDIQ NË QELINË E KOMISARIATIT/ Detajet e REJA: I arrestuari për vjedhje po priste…

26 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I arrestuari per vjedhje, 45-vjeçari qe ndërroi jetë dy dite me pare në dhomën e paraburgimit të Komisariatit nr.3, dyshohet se vdiq nga nje arrest kardiak.

Viktima është Dritan Rica, banues në Laprakë, i cili ishte ndaluar nga Policia më datë 22 tetor dhe po mbahej në qeli në pritje të masës së sigurisë, që do të vendoste ate paradite Gjykata e Tiranës.

Komisariati numer 3

Por, rreth orës 04:45, efektivët e Komisariatit kanë konstatuar se Rica ishte rrëzuar pa ndjenja në dysheme dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ai nuk kishte shenja jete. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

VIKTIMA

Dritan Rica kishte dy ditë që ishte arrestuar nga shërbimet e Komisariatit nr.3 me akuzën e vjedhjes. Ndërsa rezulton të ketë qenë përsëritës, pasi ishte arrestuar edhe dy herë të tjera më parë për vjedhje.

Para këtij rasti, Rica ishte arrestuar edhe nga shërbimet e Komisariatit nr.6, më 30 janar të vitit 2016. Në atë kohë, ai ishte kapur në flagrancë duke tentuar të vidhte dyqanin e shtetasi me inicialet A.Gj., i cili ishte përleshur me të duke e goditur me grusht.

Policia arrestoi Ricën në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa procedoi penalisht pronarin e dyqanit. Ndërsa më herët, më 18 janar të vitit 2012, gjatë një operacioni të koduar “Hyrja sekrete”, shërbimet e Komisariatit nr.3 kishin arrestuar Dritan Ricën, bashkë me shtetasin B. Muçollari, për tregtim të lëndëve narkotike.

Në momentin e arrestimit, Ricës i ishte gjetur një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij iu gjetën edhe 57 porcione (me peshë totale 35 gramë) të kësaj lënde si dhe një sasi kanabisi. Policia tha në atë kohë se të dy këta persona kishin precedentë të mëparshëm penalë; Muçollari për shitje të narkotikëve, ndërsa Rica për vjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET/ Manjani: Katastrofë! E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!
Previous article "NUK KAM NEVOJË PËR FILTRA"/ Trejsi Sejdini publikon video dhe "mburret" me bukurinë e saj

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT