Shoku i Marvin Proshka shqiptari që i dha fund jetës duke u vetë varur pikërisht në vendin ku donte të realizonte ëndrën e tij më të madhe, tregon se si 31-vjeçarin të varur.
Tragjedia ndodhi të premten në mbrëmje, kur një mik e kishte kërkuar atë në telefonin e tij celular, por duke mos marrë një përgjigje, ishte alarmuar dhe kishte shkuar në Conegliano, ku ishte kapanoni i shqiptarit.
Aty, në parkingun e kapanonit, kishte vënë re makinën e Marvinit, një Smart i bardhë.
“Brenda ndërtesës, pata fatin e keq të gjej trupin e tij të pajetë.”-tregon shoku.
Asnjë letër ende nuk është gjetur që të shpjegojë arsyet për gjestin e dhimbshëm, sic shkruajne mediat italiane, por hetuesit, pas marrjes në pyetje të bashkëpunëtorëve të shqiptarit, arritën të gjejnë arsyet e vetëvarjes.
Sipas hetuesve nuk ka asnjë dyshim, shqiptari i dha fund jetës për shkak të pamundësisë për të dalë nga një sërë vështirësish ekonomike që e shtynë atë drejt gjestit ekstrem.
“Ai vendosi t’i japë fund jetës në kapanonin ku kishte provuar të bënte realitet ëndrrën e tij më të madhe, atë të hapjes së një kompanie të specializuar në panaire ndërkombëtare”, shkruajne mediat italiane.