• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ 60 VJEÇARI NË KARANTINË NË DURRËS PAS MBËRRITJES NGA ITALIA/ Fqinjët: S’mundëm t’i hidhnim një grusht dhe
Home
Sociale

VDIQ 60 VJEÇARI NË KARANTINË NË DURRËS PAS MBËRRITJES NGA ITALIA/ Fqinjët: S’mundëm t’i hidhnim një grusht dhe

27 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Një 60-vjeçar nga fshati Dyshnik i Beratit, gjeti vdekjen në orët e para të së shtunës në ambientet e karantinës në qytetin e Durrësit, ku ishte vendosur së bashku me bashkëshorten për të kryer procedurat e izolimit të detyruar 14-ditor, pas mbërritjes së tij nga Italia. Barjam Luzi mësohet se kishte rreth 3 vite që kishte shkuar në Itali me gruan dhe qëndronin tek njëri nga djemtë, pasi ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kurohej në shtetin fqinj.

Ditën e premte, ai ka mbërritur rreth orës 16:00 në aeroportin e Rinasit dhe është dërguar në Durrës për të kryer karantinën e detyruar 14-ditore, së bashku me bashkëshorten e tij. Por gjendja e rëndë shëndetësore e Luzit, ka bërë që ai të ndërronte jetë brenda ambienteve të karantinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës. Trupi i pajetë i Barjam Luzit është përcjellë pranë banesës së tij në fshatin Dyshnik, ku ai është mbajtur vetëm 3 orë dhe është varrosur nën masa të rrepta sigurie, me forca të shumta policore gjatë funeralit dhe i shoqëruar vetëm nga bashkëshortja.

foto galeri

foto galeri

Kryeplaku i fshatit Dyshnik, Besnik Greku pohon se, 60-vjeçari vuante prej vitesh nga sëmundja e rëndë kancerogjene.

Edhe komshinjtë e viktimës pohojnë se Barjami kishte ikur vitet e fundit në Itali, ku edhe trajtohej. Ata shprehën ndër të tjera edhe keqardhje për faktin se nuk mundën dot t’i hidhnin një grusht “dhe”, siç edhe e ka zakonin shqiptari në ceremonitë e varrimit, pasi ata nuk u lejuan të merrnin pjesë për shkak të masave të vendosura për frenimin e koronavirusit.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Vari vehtes një “nuskë” Lulzim
Previous article KORONAVIRUSI/ 4 viktima dhe 13 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT