Një i moshuar 82-vjeç nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i moshuari ishte sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. “I moshuari ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare” thotë ministria.