Vdekjet e të rinjve shqiptar jashtë vendit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe duket se kanë “tendencën” të mbesin fatkeqësisht, enigmatike e të pa zgjidhura.
Rasti më i fundit është ai i Anxhela Meçanit, 20 vjeçares që vdiq në Itali pasi ishte hedhur nga makina. Misteri u shtua akoma më shumë pas daljes së autopsisë pasi ajo nuk kishte shenja dhune.
E megjithatë, të tilla raste nuk janë të pakta. Mjafton të kujtojmë rastin e Florenc Beqirit që u rrah për vdekje në paraburgimin e Francës.
Si rrodhi ngjarja e Anxhela Meçanit:
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Vajzës i është gjetur një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur por edhe telefoni celular, të cilin e kanë sekuestruar tashmë hetuesit.
Referuar dokumenteve të saj të identifikimit Anxhela Meçani rezulton të ketë lindur në Fier më 1 mars 1998. Në Itali ka mbërritur kur ishte minorene. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg da piazza del Popolo.
Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër.
Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë. Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda.
Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.
Rastet:
16 vjeçarja vdiq në taksi në Greqi:
Kur kanë kaluar katër vite nga vdekja e adoleshentes Konstandina Anagnosti në Sarandë, fakte të reja dhe rrënqethëse dalin nga babai i saj.
Gjithçka ndodhi në vitin 2014 kur Konstandina Anagnosti, 16 vjeçe, kishte ardhur në vendlindjen e saj, Sarandë, për të qëndruar disa ditë.
Në këtë periudhë ajo do të bënte dhe një vizitë te dentisti dhe më tej do të kthehej në Greqi.
Ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri, Konstandina Anagnosti shkoi te dentisti dhe me të dalë që andej mori një taksi dhe u nis për në Greqi.
Por pak minuta më pas gjeti vdekjen në mënyrë misterioze.
Në mediat greke gjeti vend të rëndësishëm fakti i raportuar prej tyre se trupi i vajzës së ndjerë iu dorëzua familjes së të ndjerës në Greqi, pa disa organe të saj.
Ekspertët mjekoligjorë konstatuan mungesën e organeve jetësore në trupin e të miturës.
Eksperti mjekoligjor në Janinë, ka deklaruar se të miturës i janë hequr organet nga njerëz pa përvojë dhe në mënyrë amatore jashtë çdo procedure mjekësore dhe spitalore.
Profesori Mateos Tsugkas, mjek ligjor në spitalin shtetëror të Janinës, kishte deklaruar se vajza kishte vdekur nga atak kardiak i shkaktuar nga humbje gjaku gjatë një ndërhyrjeje gjinekologjike.
Florenc Beqiri, u masakrua në qelinë e paraburgimit në Francë
Florenc Beqiri, i riu nga Shkodra është ndarë nga jeta mbrëmjen më 23 dhjetor, pas masakrimit që i është bërë në qelinë e paraburgimit në Marsejë të Francës.
23-vjeçari shqiptar ra në gjendje koma, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg në Marsejë të Francës. Ai kishte rënë në burg, pasi ishte kapur nga autoritetet pa dokumente, ndërsa prej vitesh ishte në Francë, ku po përpiqej të përfitonte azil.







35-vjeçari Edmond Preçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa vëllai i tij Eraldi ndodhet në gjendje kritike për jetën
Viktima u gjet i plagosur në gjendje kritike për jetën në sheshin ku dhe ndërroi jetë.
Viktima Edmond Preçi
28-vjeçari nga Lezha vritet në burgjet greke
Rastesia ka bere qe pak minuata para se te futej ne rajon, Pellumb Marnikolaj te telefononte nje shokun e tij. Gjate bisedes i ka thene se do ta ritelefononte pasi te firmoste paraqitjen ne rajonin e policise. Miku i 28 vjecarit ka pritur telefonaten qe nuk ka ardhur me.
Pasi i riu nuk eshte bere i gjalle miq dhe familjare jane interesuar per humbjen e kontakteve te tij. Avokati i cili ndiqte ceshtjen penale te Pellumb Marinikollaj ka refuzuar te flase me shoket e te ndjerit duke thene se ishte me pushime. E gjithe kjo situate e paqarte ka vene ne alarm familjaret e te riut nga lezha , ndersa vellai i tij ka udhetuar drejt Athines ne kerkim te gjurmeve te vellait te zhdukur. Pas shume kerkimeve dhe permes nje avokateje eshte gjetur trupi i te riut fatkeq ne frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro” gati per tu varrosur duke u klasifikuar si nje kufome pa identitet.
Përgatiti: AlpeNews.al