• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJET ENIGMATIKE/ Nga “DHUNA” në qeli, tek depresioni pas “krimeve”, shqiptarët që tronditën… (RASTET)
Home
Ekskluzive

VDEKJET ENIGMATIKE/ Nga “DHUNA” në qeli, tek depresioni pas “krimeve”, shqiptarët që tronditën… (RASTET)

28 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ditën e sotme, 47-vjeçari Adrian Kallami u gjet i varur në banesën e tij në fshatin Barbullush të Shkodrës.
Familjarët e 47-vjeçarit pretendojë se policia e ka rrahur dhe i ka ushtruar presion psikologjik, duke e çuar drejt vetëvrasjes të ndjerin.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi rast ku mendohet se policia ka ushtruar dhunë. Vetëm para pak javësh, lajmi që tronditi familjarët e jo vetëm, ishte ai i vdekjes së Enea Ftojit në qelinë e paraburgimit në Korçë. Po ashtu në dhjetor të këtij viti, vdekja e Florenc Beqirit në Francë tronditi opinion publik.

Çfarë ndodhi sot:

Adrian Kallami u arrestua ditën e shtunë nga policia për vjedhje.

“Është arrestuar nga polica pa pasur faj ditën e shtunë. Faj i gjithë rëndon mbi punonjësit e policisë, të cilët e kanë rrahur.”- shprehet kushrëriri i Kallamit, që shton se përgjegjës janë dy shefat e krimeve të komisariatit.

Vëllai i Adrianit thotë se policët e kanë goditur në fyt, dhe se njeri prej tyre e ka pohuar vetë këtë gjë. Ai shton se i ndjeri nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Sipas të vëllait, 47-vjeçari nuk kishte kryer vjedhjen për të cilën e fajësonte policia, dhe se në komisariat e kanë detyruar të firmosë një deklaratë, që ai vetë nuk dinte t’a lexonte, pasi nuk dinte të shkruante dhe të lexonte.

Në njoftimin paraprak të Policisë pas vetëvrasjes së tij, thuhej se 47-vjeçari është gjetur i vetëvarur nga familjarët, por pa shenja dhune në trupin e tij.

17 Maj, Enea Ftoji vdes në paraburgim:
Enea Ftoji nga Korça, vdiq në paraburgim. Fillimisht u tha nga familja se policia ishte shkaktarja e vdekjes së tij.

Bashkëshortja e viktimës akuzoi policinë lokale për dhunë dhe mosdhënien e ndihmës mjekësore, pasi 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve të forta narkotike.

“E vranë vetë. Kam qenë vetë, kur me ka thënë, Entelë po më venë gjilpërën me zor”.

Rasti i Florenc Beqirit:
Një krim shtetror ka ndodhur në Francë ndaj një 23 vjeçari nga Shqipëria, me origjinë nga Shkodra. Florenc Beqiri, siç tregon e ëma, kishte shkuar në Francë në kërkim të një jete më të mirë, por pa dokumenta pune. Eshtë sorollotur duke kërkuar punë dhe dikur ka gjetur një punë në të zezë sa për t’u ushqyer. Por e ka kapur policia franceze duke e dërguar në qelitë e burgut.

Siç dëshmon e ëma e tij, pas vdekjes së djalit, ajo ka folur me Florencin e nuk kishte asnjë problem me shendetin. Ai i ka thënë se ndodhet nër burg, por është mirë me shendet dhe po pret ta kthejnë në Shqipëri bashkë me emigrantët e tjerë të paligjshëm. Por befas mësohet se gjendet në spital në gjendje kritike për jetën. Ishte me oksigjen në spital në sallën e reanimacionit në spitalin francez. Dhe vdes, sepse i heqin tubat e oksigjenit.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Makthi i çuditshëm i sulmuesit kuqezi: Në Milano më mungonte "deti"
Previous article Fabregas rikthehet në La Liga, por jo te Barcelona

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT