• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VDEKJE MONIZMIT”/ Berisha thirrje qytetarëve në protestë: Të brohorasim si 30 vite më parë kundër diktaturës
Home
Politikë

“VDEKJE MONIZMIT”/ Berisha thirrje qytetarëve në protestë: Të brohorasim si 30 vite më parë kundër diktaturës

12 November, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha u kërkoi qytetarëve të ngrihen ashtu si 30 vite më parë kundër diktaturës duke theksuar se Edi Rama ka rikthyer monizmin në vendin tonë.

Ai u shpreh se Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve dhe i ka detyruar ata çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi.

“Shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shtruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shtruar votën e tyre në votë fiktive. Vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet.

Ky armik i lirisë sonë, ky armik i votës tuaj, nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me makinerinë e narkoshtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën, së bashku me votën edhe dinjitetin, shpresën, besimin. Miqtë e mi pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtershhme drejt të ardhmes, dinjitetin dhe vendin.

Njeriu që nuk voton i lirë është njeri pa shpresë që humb besimin të cilit vendi nuk i duket më i tij. Ai mendon se toka e tij e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijëve të tij. Nuk do te jetë më kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot. Edi Rama me rrëmbimin e votës ka vendosur monizmin. Ka rikthyer monizmin e plotë. Ju ftoj të brohorasim si 30 vite më parë, kur përmbysëm diktaturën. Kur brohorisnim vdekje monizmit”, deklaroi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALORI NË KUVEND/ Berisha- Ramës: Së shpejti aty vijnë burra e gra dhe priti se i kanë dy fjalë me ty
Previous article PROTESTA/ Meta para zyrës së Ramës: Tradhëtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT