Shenohet nje tjeter ngjarje e rende ne plazhet shqiptare kete sezon turistik.
Një 68 vjecar, i identifikuar si Agur Isufi, ka humbur jeten sot ne plazhin te Shkembi i Kavajes. Isufi eshte transportuar me autoambulance drejt morgut te Durresit. Si fillim u raportua nga vendngjarja se ai ishte mbytur, por policia sqaroi ne nje deklarate per mediat se ai ishte ne breg kur i kane rene te fiket, dyshohet nga nje infarkt.
Isufi kishte ardhur pak dite me pare per pushime ne Durres. Ai ishte me origjine nga Fieri qe jetonte ne Amerike dhe kishte zgjedhur bregdetin shqiptar per te pushuar kete verë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.08.2018, rreth orës 12:15, në lagjen Nr.13 Plazh, tek Shkëmbi i Kavajës, në breg te detit i ka rënë të fikët shtetasit A.I. 68 vjeç, i cili rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


