Një ngjarje tragjike ka ndodhur në spitalin e qytetit të Fierit.
21-vjeçarja XHULJETA GJEKA ka ndërruar jetë gjtaë natës së mbrëmshme. Sipas bluzave të bardha 21 veçarja ka shkuar thuajse e vdekur në spital.
Nderkohe sipas policise rezulton se vdekja ka ardhur per shkaqe natyrale ndersa nga prokuroria ka nisur hetimiKomisariati i Policisë Fier.
Ndërsa familjarët e Xhuljeta Gjekës nga fshati Mujalli i Fierit, e cila ndërroi jetë në spital mëngjesin e të hënës, ankohen se mjekët e urgjencës nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.
Sipas familjarëve, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga reparti i Urgjencës. por, “vajza ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum”, thanë familjarët.
Drejtoresha e spitalit të Fierit u shpreh se eshte ngritur nje grup pune për të verifikuar rastin dhe se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar në shkaqet e nderrimit të jetës.
AlpeNews.al