des në spital i moshuari nga Shijaku që u dogj në banesë disa ditë më parë.
Ne njoftimin e policise, thuhet se Hyqmet Shaqja nderroi jete më 25 janar në spitalin “Nënë Tereza”, ku ishte shtruar që prej ditës që ndodhi tragjedia.
Shkak dyshohet se u bë një qiri që familja Shaqja përdorte për ndriçim, pasi prej vitesh jetonin në mungesë të energjisë elektrike.
Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për djegien në banesë të shtetasit H.SH, vjeç 71, banues në Shijak, me datë 25.01.2018, H.SH, ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Teraza”. Materialet i kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.


