• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E SHOFERIT TË XHAFAJT/ Publikohet EKSPERTIZA: 31-vjeçari kishte vendosur ARMËN në…
Home
Breaking News

VDEKJA E SHOFERIT TË XHAFAJT/ Publikohet EKSPERTIZA: 31-vjeçari kishte vendosur ARMËN në…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përgjigjja e ekspertizës balistike që grupi hetimor do të marrë nga laboratori shkencor, nëse në dorën e djathtë të punonjësit të Gardës, njëherazi edhe shofer i ministrit Fatmir Xhafaj ka shenja baruti ose jo, pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Shkëlzen Qordja.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë nga kolegët e tij brenda në makinë në garazhin e Gardës së Republikës, ndërsa sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, sipas poicisë dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Zyrtarisht Policia e Shtetit njoftoi se në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Arma e përdorur në ngjarje është dërguar gjithashtu në laborator, dhe lidhur me këtë fakt, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës, nëse në armën automatike ka shenja të tjera gishtat ose jo, çka do të vërtetojë nëse arma është përdorur edhe nga persona të tjerë.

Burime të sigurta pranë Gardës së Republikës, pohuan për “Fax News”, se armën automatike tip “MP5”, punonjësi i gardës mund ta mbante vetëm në makinë, por jo me vete. Mesditën e së djelës, 31 vjeçari Shkëlzen Qordja, i cili që prej 8 muajsh ishte shofer i ministrit të Brendshëm, u përcoll për në banesën e fundit. Deri më tani, në pyetje janë marrë vetëm kolegët e tij që gjetën të pajetë trupin e të riut, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe familjarë e të afërm të 31 vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fshati i tij i lindjes e quajti krenaria e kombit, ja veprimi i Xherdan Shaqirit
Previous article Griezmann dhe Deschamps "eliminojnë" Uruguain nga Botërori

g.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT