• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E SHOFERIT SHKËLZEN QORDJA/ Përcillet për në banesën e fundit. Mjekësia LIGJORE: Mund të…
Home
Breaking News

VDEKJA E SHOFERIT SHKËLZEN QORDJA/ Përcillet për në banesën e fundit. Mjekësia LIGJORE: Mund të…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dërguar për ekpertizë automatikun MP5, me të cilën u vetvra gardisi Shkëlzen Qordja.

Hetuesit kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse kemi të bëjmë me vetvrasje ose jo.

Gjithashtu është kryer ekspertiza për gjurmët e barutit në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjes, të cilat nëse dalin pozitive konfirmojnë vetvrasjen.

Nga të dhënat paraprake të Mjekësisë Ligjore, 31 vjeçari kishte vetëm një plumb në kokë. Por burime nga ky institucion thanë për Report TV se nëse do të çohej direkt për në spital Shkëlzen Qordja mund të mbijetonte.

Sipas mjekëve mjeko-ligjorë, Qordja ka qenë për minuta të tëra ende me shenja jete, por kur kanë mbërritur kolegët e tij dhe më pas mjekët, ai kishte ndërruar jetë.

Report Tv u interesua pranë Gradës së Republikës për sa i përket automatikut që mbante Shkëlzen Qordja.

Ky institucion tha se gardistët mund ta mbajnë në makinë automatikun, por jo në rrugë. Gardistëve u lejohet që në rrugë të mbajnë vetëm pistoletën.

Ndërkohë 31-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka qenë mjaft e tronditur dhe ende nuk janë në gjendje të japin një prononcim.

Mister mbeten shkaqet për se u vetvra Shkëlzen Qordja. Deri më tani Garda e Republikës dhe familja e 31-vjeçarit nuk janë në gjendje të japin një arsyje që çoi në vetvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Shkëlzen Qordja u gjet mëngjesin e së shtunës pa shenja jete nga kolegët e tij brenda një garazhi te Garda e Republikës.

Ai e mbante armën në dorë dhe e kishte kthyer automatikun për të qëlluar me breshëri, por është vetqëlluar me vetëm një plumb, ndërkohë që dy plumbat e tjerë kanë përfunduar te xhami i makinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luftëtari përgatitet për Europa League, bluzinjtë firmosin me talentin beratas
Previous article RUSI 2018/ A është kjo Francë si e 1998-ës?

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT