Pas lajmit të ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Në statusin e tij Majko shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një politikan të veçantë dhe me vlera të rralla, të cilin do ta kenë shumë të vështirë ta zëvëndësojnë.
81-vjeçari është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit në tru.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një politikan të vecantë. Senatori John McCain, ndërroi jetë. Ky ish-pilot i forcave ajrore të marinës amerikane përfaqëson një nga karakteret më të skalitura të politikës amerikane.
Senatori McCain në politikë dhe në jetë ishte po i njëjti. Vdekjen e priti si ushtaraku që në luftë e ka njohur atë. Ndërpreu mjekimet me vullnetin e tij. Ndroi jetë ashtu sic jetoi.
Politika amerikane do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë senatorin John McCain. Ishte vërtet një fat ta kishe këtë burrë në krahun e kombit shqiptar.
Pandeli Majko, ministër



