• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e pazbuluar e durrsakut në anijen e mallrave në Britani, reagojnë familjarët
Home
Breaking News

Vdekja e pazbuluar e durrsakut në anijen e mallrave në Britani, reagojnë familjarët

14 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të enjten, më 1 shkurt 2018, Alfred Ismaili nga Durrësi u shpall i vdekur në kalatën e Aleksandrit të portit King’s Lynn (Norfolk), njofton portali britanik “Eastern Daily Press”.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare ka nisur një hetim për incidentin, i cili ndodhi në bordin e anijes “SMN Explorer”.

Pothuajse dy javë pas vdekjes së tij, familja e Ismaili thotë se pikëllimi i tyre po thellohet duke pritur të shkojë me avion në shtëpi.

Zyra e gjykatës së Norfolkut tha se trupi do të lirohet kur të plotësohen kërkesat e tij. Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër, tha: “Jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britaninë e Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri”.

Ismaili la gruan dhe tre fëmijë të vegjël. Në një deklaratë përmes avokatit të tyre, ata thanë: “Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë dhe jo e ndershme. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij.”

Avokati shtoi: “Jam i pezmatuar sepse ende nuk ka raport përfundimtar nga departamenti i policisë në Norfolk, ose nga zyra e gjykatësit të Norfolkut. Asgjë. Vetëm prisni, prisni. Nuk është e drejtë. Nuk është njerëzore.

Familja e Alfredit po vuan dhe unë nuk mund të bëj më shumë. Babai i Alfredit është 80 vjeç, në spital”.

Shkaku i vdekjes së z. Ismaili nuk është zbuluar akoma. Shërbimet e emergjencës u thirrën në Alexandra Dock rreth orës 11.28 në mëngjesin e vdekjes së tij. Një zëdhënës i ambulancës tha se u telefonua për të raportur “një dëmtim traumatik” në një anije. Ajo shtoi: “Ishin një ambulancë, një automjet reagimi i shpejtë dhe një oficer i ambulancës. Mjerisht në vendngjarje vdiq një pacient”.

Në këtë incident u dërguan gjithashtu zjarrfikës dhe një skuadër e policisë gjyqësore. Policia tha se nuk mund të bënin koment, sepse hetimi po udhëhiqej nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Detare. U tha se hetimi mund të zgjasë deri në 12 muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Caicedo i Lazios në telashe, i akuzuar për trukim të ndeshjes midis Levantes dhe Saragozas në 2011
Previous article Hernandez tek Barcelona, katalanasit duhet të derdhin 25 milionë euro në arkat e Watford

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT