Një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur, brenda një saune në hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.
Çifti rus Natalia dhe Sergei Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe burri i saj Nikita Belousov para se të qendronin në sauna ku dhe u gjetën të vdekur, përdorën SPA dhe pishinën.\
Report Tv mëson se Mjekësia Ligjore nxjerr raportin paraprak ditën e hënë. Ka dyshime që lidhen për asfiksi, konsumim alkoli dhe droge.
Personi i parë që njoftoi për ngjarjen ishte recepsionistja e hotelit me 5 yje ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, aty ku dhe ishin akomoduar turistët. Ajo po u dërgonte porosinë që ishte bërë vetëm 20 minuta më parë. Në dëshminë e saj ajo tregoi skenën se si i gjeti dy çiftet turistë.
‘I thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri, hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt. Nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, tha ajo.
Tre ishin afër me njëri-tjetrin, i katërti pak me larg, të asifiksuar, ka shënuar në porcesverbalin e tij, prokurori Kavajës Gezim Çopa, që dyshon se shkaku i vdekjes duhet të jetë një reaksion i alkoolit të konsumuar prej tyre në ujin e nxehtë të saunës. Kur mjeku i urgjencës së Kavajës shkoi në hotel, dy gratë dhe dy burrat nuk kishin asnjë shënjë jete.
Dyshimet u ngritën pas dëshmive që hetuesit morën në zonën e Qerretit, ku turistët janë parë duke pirë alkool gjatë gjithë ditës, në 2 -3 lokale.
“Pinë shumë raki, të gjithë bashkë, edhe birra. Ne i njohim që ishin rus nga gjuha. Ata po argëtoheshin. Shumë rus, polakë vijnë ketej cdo vit. Ata pijnë për qejfin e tyre, më vjen shumë keq që kanë vdekur”, thuhet në dëshminë e pronarit në të një lokali në Qerret.
Trupat e pajetë ndodhen në morgun e Tiranës ku dhe do bëhet ekspertiza. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve. Nga temperatura e ujit, materiali nxehës, analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë element kimik po jo. Ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet të vijnë edhe ekspertë për hetimet.
Bashkëshortë rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç mbërritën të dielën e kaluar në vendin tone dhe kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e bënë më herët, kurse akomodimi ditën e ngjarjes. Ndërkohë që ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.


