• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vdekja e Mehmet Shehut, vëllai hedh akuza të forta ndaj Enver Hoxhës
Home
Dossier

Vdekja e Mehmet Shehut, vëllai hedh akuza të forta ndaj Enver Hoxhës

28 December, 2017 Ina.Autor Dossier

Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, jeton prej vitesh në Kanada.
Qysh nga koha kur është sistemuar aty, çdo 18 dhjetor pret vizita në nderim të vëllait, që ndërroi jetë në dhjetorin e largët të vitit 1981.

Pavarësisht se atje larg janë të paktë në numër miqtë dhe shokët e tij, ai ndihet mirë që bashkë me ta risjellin detaje të ndryshme nga historia e Mehmetit dhe tragjedisë së tij.

Ne nje interviste per gazeten Panorama ai tregon rrethanat kur e mesoi per vdekjen e Mehmet Shehut.

“Ajo ishte një gjëmë e paralajmëruar dhe si e tillë pritej, pavarësisht se në çfarë forme do të ndodhte. Mehmet Shehu ishte kryqëzuar qysh më herët. Së paku ne, familjarët e tij, kishim kohë që e dinim. E dinim që midis tij dhe Enver Hoxhës kishte ndodhur një plasaritje e pariparueshme. Shumëkush nga ish-bashkëpunëtorët e Mehmetit thoshte që kjo vinte nga fejesa e Skënderit, djalit të tij, me një vajzë me biografi të keqe. Po kjo ishte thjesht një gjetje për të justifikuar thelbin e konfliktit. Mehmet Shehu ishte shënjuar direkt nga Enveri për t’u sakrifikuar. Dhe kjo që pritej ndodhi…”, shprehet Duro Shehu.

Ai shton me tej se e priste ngjarjen e rende te vellait te tij.

“Unë në atë kohë isha në krye të Komandës së Aviacionit. Diçka ndieja nga ftohtësia e eprorëve dhe kolegëve. Kjo, sidomos pas Kongresit të Partisë në nëntorin e atij viti, ku Mehmeti kishte rënë në sy për vrazhdësinë me të cilën ishte shfaqur në krah të Enverit në tribunë. Pastaj, në rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve flisnim më shkoqur për shkaqet e vërteta të tragjedisë që pritej. E dinim që po të të vinte në rreth Enver Hoxha, nuk shpëtoje gjallë. E kam përjetuar shumë keq këtë histori. Ca më tepër që në atë periudhë nuk ndodhesha në Shqipëri, se kurohesha jashtë shtetit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në derbi i solli fitoren Milanit, Cutrone: Dua të qëndroj në San Siro
Previous article MOTI/ Shqipëria zgjohet e zymtë! Sot priten reshje intensive, këto zona të bëjnë kujdes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT