• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E LIDERIT TË ISIS/ Reagime nga ligj-vënës amerikanë
Home
Nderkombetare

VDEKJA E LIDERIT TË ISIS/ Reagime nga ligj-vënës amerikanë

27 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se vdekja e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi shënon një “pikë kthese” në luftën kundër terrorizmit.

Në Twitter, Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet antiterror .. siç ka bërë në të kaluarën”.

Pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump të dielën se Bagdadi ishte vrarë, ministri i jashtëm i Bahreinit e quajti vdekjen një “goditje fatale” për organizatën terroriste.

Shumë ligjvënës amerikanë përshëndetën lajmin për vdekjen e liderit terrorist pas njoftimit të presidentit, por disa nënvizuan sfidat që mbeten në luftën kundër terrorizmit.

“Vdekja e al-Bagdadi është e rëndësishme, por vdekja e këtij udhëheqësi të ISIS-it nuk do të thotë vdekjen për ISIS-in”, tha në një deklaratë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. “Një numër i luftëtarëve të ISIS-it mbeten në kushte të pasigurta në burgjet siriane, dhe shumë të tjerë në rajon dhe në mbarë botën kanë si qëllim të përhapin ndikimin e tyre duke kryer akte terroriste.”

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell e quajti ngjarjen “një hap të rëndësishëm për fushatën kundër ISIS-it”.

“Njeriu më i kërkuar në botë është sjellë para drejtësisë. Bota është një vend më i sigurt sot,” tha ai në një deklaratë. “Kjo fitore për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të shumtë kundër terrorizmit është një hap i rëndësishëm për fushatën kundër ISIS, për të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe për sigurinë e popullit amerikan dhe njerëzve të lirë në mbarë botën.” /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELSEID HYSAJ NUK NDIHET I LUMTUR TEK NAPOLI/ E ardhmja e mbrojtësit "kuqezi", me shumë gjasa tek kampionati...
Previous article “DUAM TË SJELLIM "KUQEZINJTË” ATY KU E MERITON"/ Flet Romagnoli pas disfatës ndaj Romës: Ka ende shumë ndeshje, duhet të...

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT