• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E JANI RUSTEMAJT/ Burime nga AMP: Ende s’janë gjetur shkelje! Nëna e 27-vjeçarit: Djalin ma kanë dhunuar
Home
Breaking News

VDEKJA E JANI RUSTEMAJT/ Burime nga AMP: Ende s’janë gjetur shkelje! Nëna e 27-vjeçarit: Djalin ma kanë dhunuar

21 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas vdekjes në spital të Jani Rustemit, 27 vjeç, hetimi i nisur nga AMP për procedurat e ndjekura nga policia në rastin e tij, pritet të ketë zhvillime të reja. Edhe pse nga verifikimi paraprak, burimet thonë se nuk ishin evidentuar shkelje, humbja e jetës së të riut, pritet të shoqërohet me një verifikim të thelluar jo vetëm për pretendimet për dhunë, por edhe për kohën e dhënies së ndihmës mjekësore dhe nëse ajo ka qenë e duhura.

Ishin familjarët e tij që bënë kallëzim në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku nëna e tij, Pranvera Rustemaj, thotë për Report Tv se djali i saj është dhunuar ndërsa deklaron se Jani nuk kishte marrë asnjëherë metadon, ilaçi që përdoret si mjekim për përdoruesit e drogës.

Djali im nuk vdiq nga metadoni, djalin tim e ka rrahur policia e shtetit. Ka pyetur shumë çuna që vijnë marrin metadon këtu, më thanë zonjë djalin tënd se kemi parë asnjëherë këtu që të vijë të marrë metadon. Të hapin kamerën se ka kamerë këtu. E pashë vetë kamerën tani këtu. Ta hapin kamerën të shohin ka ardhur djali im këtu apo jo”, thotë nëna për Report Tv.

Përkundrejt pretendimeve për dhunë nga policia të dhënë për mediat të Pranvera Rustemajt, burime pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i thanë Report Tv se vetë gruaja ka firmosur të kundërtën, duke hequr dorë nga ky pretendim. Megjithatë, duket se do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë të vërtetën.

Trupi i pajetë i 27-vjeçarit, që njihej si përdorues lëndësh narkotike, i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore, e cila pritet të thotë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes. Raporti i autopsisë, do të ndihmojë policinë dhe prokurorinë për të zbardhur shkakun e ngjarjes dhe shkeljet apo neglizhimet e mundshme në trajtimin e rastit të Jani Rustemajt.

Vdekja e 27-vjeçarit ndodhi pas arrestimit të tij më 13 prill ndërkohë që tri ditë më vonë ai u dërgua në spital. Në një raport të Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se brenda Bllokut të Sigurisë i është dhënë sasia prej 40 mg në ditë, çdo 24 orë, në tre ditë, gjatë kohës që ka qenë i akomoduar aty, konform praktikës së bashkëpunimit me qendrën Aksion Plus, u trajtohej para se të arrestohej për vjedhje.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nënvizon se Jani Rustemaj është diskriminuar për shkak se ishte rom, pasi 27-vjeçari nuk është ishte marrë nga “313-a” me pretendimin e mbipopullimit, por kjo nuk rezulton e vërtetë pasi 50 vende kanë qenë të lira. Ndërkohë, paraburgimi “302” e refuzuar me arsyetimin “nuk pranonte këtë kategori të arrestuarish”, duke nënvizuar diskriminimin racor, por edhe justifikimin e vetë të riut me pretendimin se ka një hasëm aty.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA E THELLË MË 14 MAJ/ 9 ankimime në KQZ! Opozita nuk njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht
Previous article E ZBULOI VETË/ Jori Delli në klipin e Noizyt, kur do të publikohet kënga? “Ishim në Dhërmi…”

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT