• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E HAJDARAGËS/ Meta: E përjetoj me dhimbje humbjen e mikut të vjetër dhe të dashur
Home
Shqipëri

VDEKJA E HAJDARAGËS/ Meta: E përjetoj me dhimbje humbjen e mikut të vjetër dhe të dashur

30 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Lidhur me vdekjen e ish-ministrit Luan Hajdara ka reaguar edeh presideni Meta. “Me dhembje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, mikut të vjetër dhe të dashur”, shkruan Meta.

Mesazhi i plotë:

MESAZH NGUSHËLLIMI I PRESIDENTIT META PËR NDARJEN NGA JETA TË ISH-MINISTRIT DHE ISH-DEPUTETIT LUAN HAJDARAGA
Me dhembje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, mikut të vjetër dhe të dashur, ish-Ministër, ish-deputet dhe një nga personalitetet më në zë të Partisë Socialiste që në fillimet e saj.

Luan Hajdaraga shquhet për kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes dallohet kontributi i tij gjatë krizës së Kosovës në vitet ‘99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët.

Luani mbetet një nga përkrahësit më të vendosur të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe si Ministër i ngarkuar i Punëve të Jashtme ai dha kontributin e tij të rëndësishëm në këtë proces.

Me humbjen e tij opinioni publik shqiptar humbi një nga analistët më në zë dhe objektivë të çështjeve të sigurisë, atyre të politikës së jashtme, por edhe të problemeve sociale për të cilat ai fliste me pasionin e tij të rinisë.

Familja e tij humbi para kohe një bashkëshort e baba të përkushtuar dhe të gjithë ne, një mik të dashur të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOZZIK SË SHPEJTI BABA/ Loredana na hoqi dyshimet publikon... (FOTO)
Previous article Ja cilat janë kompanitë me më shumë para se një shtet i tërë (LISTA)

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT