• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E GAZETARIT/ AI thirrje Arabisë Saudite: Dorëzo menjëherë trupin e gazetarit
Home
Nderkombetare

VDEKJA E GAZETARIT/ AI thirrje Arabisë Saudite: Dorëzo menjëherë trupin e gazetarit

21 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Arabia Saudite pranoi që bashkëpunëtori i gazetës “The Washington Post”, Jamal Kashoggi, ka vdekur. Mediat shtetërore saudite thanë se Kashoggi vdiq pas një zënke në konsullatën saudite në Stamboll dhe njoftuan se do të zhvillohen hetime. Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Arizona se ky është një hap i parë i madh. Ai shtoi se ekzistojnë megjithatë pikëpyetje të tjera për sauditët dhe se do të bashkëpunohet me Kongresin për këtë çështje.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” i bëri thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë trupin e gazetarit Khashoggi, në mënyrë që të kryhet menjëherë autopsia. Raportet fillestare treguan se zoti Khashoggi u vra më datë 2 tetor.

Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe njoftoi se Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman, do të udhëheqë hetimin një-mujor. Qeveria saudite tha se ka shkarkuar pesë zyrtarë të lartë dhe ka arrestuar 18 sauditë të tjerë si pasojë e hetimeve fillestare. Ndër të shkarkuarit është Saud al-Qahtani, një këshilltar i afërt i princit, si dhe zëvendës drejtori i shërbimit të zbulimit, Gjeneral Major Ahmed al-Assiri.

Në Uashington, protestuesit marshuan nga Shtëpia e Bardhë drejt Departamentit të Shtetit për të kërkuar një përgjigje më të ashpër nga administrata Trump pas njoftimeve nga Turqia se zoti Khashoggi u vra dhe u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll më datë 2 tetor, nga një ekip saudit prej 15 vetësh që hynë në Turqi dhe u larguan me një avion të posaçëm po atë ditë.

Takimi të martën i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me princin saudit të kurorës u kritikua nga disa ligjvënës amerikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Sekretari Pompeo i mbrojti takimet e tij me sauditët gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, dhënë dje në Mexico City për Greta Van Susteren.

“Në Arabinë Saudite u takova me mbretin, u takova më gjatë me princin e kurorës dhe më tej me Ministrin e Jashtëm Jubeir, duke ua bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara e marrin shumë seriozisht këtë çështje. Se ne nuk i aprovojmë vrasjet pa gjyq dhe aktivitete të këtij lloji. Se kjo nuk përputhet me vlerat amerikane dhe se mbetet në përgjegjësinë e tyre pasi incidenti ndodhi në konsullatë”, i tha Zërit të Amerikës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Ish-ambasadori amerikan në Arabinë Saudite, James Smith, nuk beson se administrata Trump do të ruajë një pozicion parimor për të drejtat e njeriut.

“Kjo administratë ka formuar një marrëdhënie transaksionesh me Arabinë Saudite, ndërsa më parë ne kishim një marrëdhënie strategjike me ta. Gjatë kohës që unë isha në detyrë, mund të bisedonim për të drejtat e grave, të drejtat e njeriut dhe hapësirën publike. Asgjë nga këto nuk ndodh tani, pasi marrëdhënia është e fokusuar tek paraja”, thotë ish-ambasadori Smith.

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë po mbajnë një qëndrim më të ashpër.
“Republikanët janë treguar më të ashpër se demokratët… Është një nga çështjet e pakta në Uashington, ndoshta e vetmja, që gëzon mbështetje dypartiake”, thotë Robin Wright, e Qendrës “Woodrow Wilson”.

Uashingtoni duhet të vendosë tashmë se si të reagojë ndaj zhvillimeve më të fundit, pasi Arabia Saudite pretendoi për dy javë se nuk dinte çfarë i kishte ndodhur Jamal Khashoggit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëse nuk do ishte gazetar/ Ja çfarë profesioni do të kishte Blendi Fevziu (FOTO)
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kohë me "kapriço", sërish luhaten temperaturat deri në...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT