Vdekja e Florencit nga Shkodra ka tronditur mbarë opinionin publik.
Emra të njohur i janë bashkuar një zëri nismës për t’i ardhur në ndihmë Florencit teksa gjendej në koma në spitalin e Marsejës.
Vendimi për ta nxjerrë atë nga aparaturat dhe versioni e deri tanishëm se ai tentoi të vriste veten ka irrituar mjaft shqipatrë. Florenci ishte një djaë 23 vjeçar icili ishte nisur drejt Francës për një jetë ëm të mirë, por fundi i tij është i dhimbshëm.
Ndaj indiferencës së institucioneve ka rreaguar dhe nëj nga femrat shqipatre që është mjaft e lakuar ën median rozë por dhe në median italiane. Rike Roçi një vajzë që paras humë vitesh ka emigruar drejt Italisë.
‘Kur nuk na mbron shteti jonë..çfarë të presim nga shtet e tjera…Ne s’duam njëri-tjetrin…Turp këtyre politikanëve që iu ngectë buka në këto festa…’ ka qënë postimi i ish banores së Big brother e cila njihet si një nga tifozet e e zjarrta të Kombëtares.
I riu nga Shkodra, ndërroi jetë ditën e premte pasi qëndroi në koma për disa ditë. Ai u masakruar në një burg në Marsejë, pas arrestimit të tij për mungesë letrash.
Autoritet franceze kanë hedhur si pistë vetëvrasjen në burg të tij, por shoku i tij, në një prononcim për GazetaExpress, bëri me dije se ai nuk kishte asnjë qëllim për të ndërmarrë këtë hap të rëndë.
Ai hodhi dyshime, se Florenci është vrarë nga disa të burgosur arabë në këtë burg, pasi ka pasur shqetësime më parë nga ata. Edhe babi i tij ka hedhur dyshime të forta mbi autoritet franceze, ndërsa heqja e aparaturave nga spitali është bërë pa lejen e tij.
Trupi i 23-vjeçarit ndodhet ende në Francë, ndërsa presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë me dije se po bën çmos që ai të mbërrijë se më parë në Shkodër.


