• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e Florenc Beqirajt/ Berisha dënon aktin, ka dhe një mesazh për autoritet shqiptare
Home
Sociale

Vdekja e Florenc Beqirajt/ Berisha dënon aktin, ka dhe një mesazh për autoritet shqiptare

23 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar edhe njëherë ashpër krimin monstruoz, që i mori jetën 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i qeverisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa ju ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve franceze që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të çojnë para drejtësisë autorët.

Ndërkohë ai ka dënuar edhe institucionet shqiptare, të cilat akoma nuk kanë reaguar rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

“Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, një krim i shëmtuar!

Të dashur miq, prej disa ditësh kemi ndjekur live në mediat sociale, kronikën e vdekjes së paralajmëruar nga torturat e ushtruara në burgun e Marsejës të të riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramën e tij njerëzore e ben edhe më të madhe e tronditëse mungesa e transparencës ndaj kësaj tragjedie njerëzore dhe në veçanti indiferenca dhe braktisja totale e të ndjerit në luftën e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci të ishte banor i një vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, përsëris thirrjen time drejtuar edhe ditë me pare autoriteteve franceze të zbatimit të ligjit, të hetojnë me transparencë dhe të vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit të shëmtuar, që i moren jetën me dhunën e tyre shtazore ne institucionet shtetërore të vuajtjes së dënimit, të riut Florenc Beqiri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur të mos ishte një i ri shqiptar, të autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, që nuk meritonte kurrë atë që pësoi! sb“./ mapo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Boom"-i ardhjeve për festat e fundvitit, rradhë të gjata në kufirin e Muriqanit
Previous article FESTIVALI I KËNGËS/ Kënga e Redon Makashit nis me vonesë qëllimisht apo ... ?

g.autor

Postime të ngjashme

SHOQËRIME NGA PROTESTA NË KORÇË/ Dhjetëra të ndaluar, policia nuk kursen as minorenët Aktualitet

SHOQËRIME NGA PROTESTA NË KORÇË/ Dhjetëra të ndaluar, policia nuk kursen as minorenët

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA E PËRSHKALLËZUAR NË TIRANË/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT