• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e çiftit/ Flet fqinja: S’erdhën ta merrnin mbesën, Prenda ishte e rrallë, Rroku…
Home
Sociale

Vdekja e çiftit/ Flet fqinja: S’erdhën ta merrnin mbesën, Prenda ishte e rrallë, Rroku…

24 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Antoneta Kasaj është fqinja e çiftit Tata, ku edhe ndodhej mbesa e tyre 8 vjeçe natën e ngjarjes tragjike. Duke folur për ngjarjen e rëndë, Kasaj tregon se kishte marrëdhënie të mirë me ta dhe nuk dinte që të kishin probleme, qoftë edhe ekonomike.

Për vajzën e vogël thotë se ajo prej gati dy muajsh jetonte me gjyshërit e saj, ndërsa e ëma ishte kthyer në Itali, për të punuar te vëllezërit e saj, pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe nuk po gjente punë në Vlorë.

Kur erdhi te ju mbesa e vogël e çiftit Tata?

Mbesa kishte ardhur rreth orës 15:30 apo 16:00, nuk më kujtohet mirë. Ajo erdhi në dyqan, kërkoi qumësht, ndërsa më pas deshi të luante me fëmijët e tjerë. Luajti për rreth një orë me fëmijët, më pas i dhashë qumështin që bleu dhe e dërgova për shtëpi. U kthye prapë, pasi kishte vajtur te dera dhe trokitjeve të saj nuk u ishte përgjigjur njeri, dhe u kthye sërish në shtëpi te ne.

Çfarë menduat dhe si vepruat më tej?

Mendova që ata ishin në punë. Prenda punonte duke shitur cigare pranë portit, ndërsa më parë kishin edhe një kioskë të vogël, para portit. Mendova që ajo do të vonohej dhe vajzën e vogël e zuri gjumi, pasi vinte shpesh që luante me fëmijët tanë të vegjël. Mendova që do të vinte vetë Prenda pas pune dhe do ta merrte dhe nuk vajta në shtëpinë e tyre. Mbesa e tyre ka ardhur dhe herë të tjera për të luajtur dhe kështu mendova që do të vinte ta merrte në mëngjes.

Po të nesërmen, si e morët vesh ngjarjen?

Në mëngjes u shqetësuam dhe shkuam te dera për të trokitur. Nuk u përgjigj njeri. Shkuam te puna e saj para portit dhe kur e pamë që nuk ishte në vendin ku dilte zakonisht, njoftuam policinë, sepse duke mos parë asnjë reagim, menduam për më të keqen. Kur policia hyri në banesë, i gjetën të vdekur.

Sa kohë kishte që jetonte me gjyshërit e saj vajza e vogël?

Prej gati dy muajsh, pasi e ëma aq kohë ka që është larguar drejt Italisë. Ka shkuar për të punuar te vëllezërit, pasi këtu ishte e papunë dhe e ndarë nga bashkëshorti. Fëmijën e la në Vlorë për ta mbajtur gjyshërit.

Si i kishin marrëdhëniet çifti Tata? Kishin probleme?

Më dukeshin mirë. Rroku edhe ndonjëherë pinte apo konsumonte alkool, por Prenda ishte një grua shumë e mirë, ishte një grua e rrallë, që nuk gjendet kollaj. Nuk kishin probleme ekonomike, ndaj nuk di se çfarë të them më shumë për ngjarjen. Kjo është një tragjedi e rëndë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERRI I MËNGJESIT/ Zbardhen detajet për vrasjen e 74 vjeçarit, nga i biri me çekiç
Previous article HORROR NË TIRANË/ Djali vret babanë me çekiç dhe e hedh në liqen (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT